TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES12 Korrik 2026, 20:41

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha

Shkruar nga Pamfleti
2 ORE ME PARE

Deklarata e fortë e pedagogut: Listat e deputetëve janë të kriminalizuara!

 

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët
Gert Metani

 

Pedagogu Gert Metani ka mbajtur një fjalim të fortë përpara protestuesve te Kryeministria, duke denoncuar degradimin e sistemit arsimor, policisë dhe mungesën e hapësirave për fëmijët.

Në nisje të fjalës së tij, ai vlerësoi qëndresën e qytetarëve si rrugën e vetme për ndryshim dhe ngriti alarmin për gjendjen në institucionet arsimore dhe ato të rendit.

“Ju jeni njerëz të lirë të një populli të robëruar! Vetëm nga ju mund të vijë shpëtimi dhe nga kushdo që proteston! Kontributi juaj do e çlirojë Shqipërinë nga kjo kastë e korruptuar! E dini se në Shqipëri policia dekonspiron, universitetet shesin diploma dhe nxjerrin mina me sahat! Nuk bëjnë asnjë studim mbi kuotat që lëshojnë diplomat! Në Shqipëri nuk ka asnjë qytet për studentët, nuk mbështesin kërkimin shkencor dhe ka pedagogë që bëjnë mbi 2 punë sepse nuk kanë dinjitet me pagën që marrin!” u shpreh ai.

Më tej, Metani u ndal te jeta si prind dhe te mungesa e infrastrukturës publike për brezin e ri, duke marrë shembull kryeqytetin.

“Nëse po pyesin kush jam, jam një nga ju, një numër këtu në shesh e do jem deri ditën e fundit! Jam babai i një djali 5 vjeç dhe kam fat ta çoj në teatrin e kukullave që është vetëm një në Shqipëri! Po fëmijët e tjerë si po rriten? Në Shqipëri ka vetëm një pishinë publike! Të gjithë fëmijët që nuk janë aty nuk do shijojnë dot pushimet aty!” denoncoi pedagogu.

Në vijim të fjalës, ai tregoi arsyet se pse u largua nga strukturat elitë të Policisë së Shtetit dhe sesi funksionon aktualisht jeta e tij profesionale.

“Në vitin 2013 nisa akademinë e policisë. 10 mijë persona aplikuan atë kohë. E kuptoni shpresën e madhe që kishin dhe pas fillimit mijëra e braktisën sepse kuptuan qasjen reale të kësaj qeverie. Kam punuar në forcat RENEA dhe kur vjen puna kam ikur me dorëheqje për shkak të mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë! Kontribuoj si pedagog në dy universitetet dhe bëj punë të tjera për të siguruar një të ardhme dinjitoze!”, deklaroi ai.

Në mbyllje, Metani renditi arsyet kryesore se pse çdo qytetar duhet t’i bashkohet kësaj revolte përpara selisë së qeverisë.

“Kushdo që pyet pse protestohet, protestohet për listat e kriminalizuara me zyrtarë që nuk meritojnë te jenë deputetë e kryetarë, protestohet për kanabizimin e vendit, për talljet e vazhdueshme që çdo zyrtar bën me fondet publike! Unë jam thjesht një numër, jam me ju deri në fund!”, përfundoi ai.

2 ORE ME PARE

"Ku janë satelitët Albania 1 dhe 2?", i riu denoncon: Po ndërtojnë një data center ku do merren 100 milionë euro të thata!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët
I riu në protestë

Një i ri mori fjalën në protestën e 43-të para Kryeministrisë, ku ngriti akuza ndaj qeverisë lidhur me projektet e teknologjisë dhe digjitalizimit, duke kërkuar transparencë për përdorimin e fondeve publike.

Gjatë fjalës së tij, ai pretendoi se një projekt për ndërtimin e një qendre të dhënash (data center) do të ketë një kosto shumë më të lartë nga ajo e deklaruar fillimisht.

"Në Shqipëri po ndërtojnë një data center ku do merren 100 milionë euro të thata. Me firma e kontrata ato 100 milionë euro shkojnë mbi 200 milionë euro. Ku janë satelitët Albania 1 dhe 2? Janë zhdukur shumë lekë. Janë vetëm 500 milionë euro të zhdukura me teknologji", deklaroi ai gjatë protestës.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi krahasoi, sipas tij, shpenzimet për projektet teknologjike me mungesën e mbështetjes për pensionistët dhe sektorë të tjerë publikë.

"Sa të pasur paskemi qenë! Jo për pensionistët, jo për shëndetësinë", u shpreh ai.

 

2 ORE ME PARE

Karma is a b*tch dhe më e madhe se Rama!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët
Foto ilustruese

Shqiptarja që jeton në Itali mori fjalën në tubimin e ditës së 43-të, duke shprehur mbështetjen për protestuesit dhe duke iu drejtuar kryeministrit me një mesazh politik.

Një e re shqiptare që jeton në Itali mori fjalën në protestën e 43-të para Kryeministrisë, ku shprehu mbështetjen e saj për qytetarët që marrin pjesë në tubime dhe tha se i ishte bashkuar protestës prej tre ditësh.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se përfaqëson zërin e shumë shqiptarëve të diasporës, të cilët, sipas saj, vijojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet në vend.

"Sot është vetëm dita e tretë që vij në protestë me mijëra motra e vëllezër. Jam pjesë e diasporës që ka 36 vite që ulëret: 'Kur do bëhet kjo Shqipëri?'. Të ikësh nëpër botë për të mbijetuar është e vështirë, por sa kurajo do që të rrish këtu që të mbrosh tokën tënde?", deklaroi ajo.

Në fund të fjalës së saj, e reja iu drejtua kryeministrit Edi Rama me një thirrje për dorëheqje.

"Rama, jep dorëheqjen! Karma is a b*tch dhe është më e madhe se Edi Rama!", u shpreh ajo para protestuesve.

Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 43-të, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur një reagim të ri zyrtar nga qeveria lidhur me deklaratat e bëra gjatë protestës.

2 ORE ME PARE

“Kjo është qeveria më e korruptuara”, protestuesja nga Italia: Ramës dhe Berishës t’u sekuestrohen gjithë pasuritë!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Sot mbahet dita e 43-të e protestës qytetare. Një qytetare e ardhur nga Italia mbajti një fjalim përpara Kryeministrisë, ku ngriti akuza ndaj klasës politike lidhur me trajtimin e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë.

Ajo tha se është pjesë e një familjeje të persekutuar dhe se, megjithëse ka ndërtuar jetën në Itali, vijon të ndjekë zhvillimet në Shqipëri. Sipas saj, familja e saj endet prej rreth 30 vitesh në procese gjyqësore për çështjet e pronës. Protestuesja akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk mbajti premtimet ndaj ish-pronarëve dhe të përndjekurve, ndërsa kritikoi edhe qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, duke e cilësuar sistemin aktual si të korruptuar.

Në fund të fjalës së saj, ajo shprehu pakënaqësi edhe për mënyrën se si, sipas saj, kryeministri sillet me qytetarët. Protestuesja deklaroi se nuk kërkon burgosjen e Ramës dhe Berishës, por sekuestrimin e të gjitha pasurive të tyre.

Vij nga Italia. U largova dhe ndërtova jetën time në Itali. Zemrën e kam këtu si gjithë shqiptarët. Vij nga një familje e persekutuar. Kjo qeveri është e korruptuar. Berisha gënjeu të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët dhe nuk u dha pasuritë e veta. Kemi 30 vite nëpër gjyqe që nga Berisha dhe tani me sistemin më të korruptuar të Edi Ramës.  Një kryeministër që merret me njerëzit personalisht, çfarë mund të presim nga këta? Unë nuk dua t’i shoh në burg Ramën dhe Berishën, por të merren zvarrë dhe t’u merren gjithë pasuritë. T’u sekuestrohen gjithë pasuritë!”, tha ajo.

3 ORE ME PARE

“Kjo është protesta e popullit”, pedagogu: Politikanët na kanë vjedhur e goditur në zemër e palcë!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Pedagogu Lush Susaj ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke bërë një analizë të shifrave të rënies së numrit të nxënësve dhe studentëve në shkolla, si dhe duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe goditje të familjes shqiptare.

Ai deklaroi se qëndresa popullore nuk mund të ndalet nga manovrat e pushtetit dhe bëri thirrje për të refuzuar propagandën.

Kjo është protesta e popullit dhe nuk futet në xhep, janë 7 milionë shqiptarë në protestë dhe që nuk e duan këtë qeveri. Puna e ndyrë që po bëjnë me intimidim dhe propagandën e fëlliqur të qeverisë më të korruptuar të Europës do marrë fund! Mos dëgjoni propagandën! Na kanë vjedhur fondet dhe jemi copë-copë me infrastrukturë edhe pse Europa ka dhënë miliarda,” u shpreh Susaj.

Më tej, pedagogu u ndal specifikisht te situata në sistemin arsimor dhe te arsyet që, sipas tij, kanë çuar në largimin masiv të të rinjve nga vendi.

“Na kanë goditur në zemër dhe palcën kurrizore, na kanë goditur në shkollat shqiptare. Sot kemi vetëm 115 mijë studentë. Ka rënë 35%. Asnjë luftë botërore nuk ia ka bërë Shqipërisë këtë batërdi! Ka rënë numri i nxënësve në shkolla, kanë rënë maturantët me 50% nga 13 vite më parë! Pse ka ndodhur kjo? Sepse kjo qeverisje e ndyrë dhe tradhtare e masakroi familjen shqiptare në prona, në të drejtat gjyqësore, në shërbim shëndetësor, në standarde mjedisore, në siguri! Më gjeni diku tjetër ku është masakruar rinia si në Shqipëri!”, tha ai në fjalën e tij.

3 ORE ME PARE

Turisti nga Suedia thirrje protestuesve: Merrni fatet tuaja në dorë, ju jeni shumica ata pakica!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Një qytetar nga Suedia mori fjalën në protestën e 43-të para Kryeministrisë, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit dhe duke mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

Turisti, i cili tha se po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, deklaroi se ndihet i shqetësuar nga ajo që e cilësoi si korrupsion dhe u bëri thirrje qytetarëve të besojnë te forca e tyre.

"Unë vij nga Suedia dhe dua të them një gjë. Jam i lodhur nga korrupsioni, nga politikanët e uritur për para që duan t'ju vjedhin. Ju jeni mazhoranca, ata janë minoranca. Është koha që ju të merrni në dorë fatet tuaja", u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Deklarata e turistit u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim, të cilët vijuan protestën me thirrje kundër qeverisë.

Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 43-të, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur një reagim zyrtar nga qeveria lidhur me deklaratat e bëra gjatë protestës.

3 ORE ME PARE

Protestuesit ironizojnë koncertin e Kanye West: Kënga më e bukur ishte ‘Rama jep dorëheqjen’!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Sot po mbahet dita e 43-të e protestës. Pas vendosjes te Kryeministria një prej protestuesve ka ironizuar me nota të forta koncertin e shumëpërfolur të reperit amerikan Kanye West të mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

Duke u ndalur te ngjarja që mori 4.2 milionë euro nga fondet e emergjencave, protestuesi e ka kthyer përgjigjen në një provokim plot sarkazëm që shkaktoi brohoritje në radhët e turmës.

“Kënga më e bukur në koncertin e Kanye West dje ishte kënga ‘Rama jep dorëheqjen’,” u shpreh ai me ironi, duke nënkuptuar se pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik me drita e spektakle miliona eurosh, thirrja u dëgjua edhe në koncert.

3 ORE ME PARE

"Na quajtën agjentë dhe tentuan të na shantazhojnë familjarët ", Luçiana Kokaj: Nuk do të na trembin!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët
Luçiana Kokaj

Aktivistja Luçiana Kokaj në fjalën e saj në protestën e 43-të radhazi para Kryeministrisë, ku akuzoi qeverinë për përpjekje, sipas saj, për të intimiduar protestuesit dhe familjarët e tyre, duke theksuar se këto veprime nuk do ta ndalin lëvizjen qytetare.

“Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë duke na quajtur agjentë, duke u marrë personalisht me ne dhe duke tentuar të intimidojë familjarët tanë. Por asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë”, deklaroi Koka gjatë fjalës së saj.

Ajo u shpreh se, pavarësisht etiketimeve dhe presioneve që, sipas saj, janë ushtruar ndaj aktivistëve, protesta ka vijuar të mbledhë çdo ditë qytetarë të moshave të ndryshme.

Sipas Kokës, prania e të rinjve, grave dhe familjeve në tubim është dëshmi se protestuesit nuk janë tërhequr nga qëllimi i tyre.

“Çdo ditë këtu shikojmë rini, gra, fëmijë e familjarë, të cilët nuk tremben nga asgjë”, tha ajo, duke bërë thirrje për vazhdimin e mobilizimit qytetar.

Luçiana Kokaj: Askush nuk mendonte se do qëndronim kaq gjatë. Ne duruam 85 vjet këtë sistem ,grabitje dhe zhvatje. Çfarë janë 43 ditë në jetët tona. Të vazhdojnë derisa Shqipëria të fitojë dinjitetin. Nuk ka verë, botëror pushime verore që largojnë shqiptarët nga sheshi. Ju bëj thirrje të jeni çdo ditë e më shumë, Shqipëria ka nevojë për ne. Fëmijët tanë të rriten me dinjitet në tokën e tyre. Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë, si agjentë dhe duke u marrë me secilin prej nesh, asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë. Jam shumë e lumtur që çdo ditë shikoj këtu rini, familjarë që nuk tremben nga asgjë për të mbrojtur Shqipërinë.

3 ORE ME PARE

43 ditë protestë, qytetarët ‘godasin’ sërish me pankartat: I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Në ditën e 43-të, mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Njëlloj si çdo protestë tjetër, edhe sot nuk kanë munguar pankartat thumbuese. Ata kërkojnë llogaridhënie dhe jo vetëm spektakël.

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Qytetarët janë shprehur të vendosur të vijojnë midionin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimit të kastës së vjetër politike. 

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

Gjatë gjithë protestës nuk kanë munguar thirrjet; "Rama jepe dorëheqjen" dhe "Rama në burg, Berisha në burg". 

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët

4 ORE ME PARE

43 ditë protesta, mijëra qytetarë ndezin sheshin para Kryeministrisë: Nuk ndalemi!

Minutë pas minute/ 43 ditë protestë, shqiptarët
Foto nga protesta

Tubimi po zhvillohet për të 43-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët deklarojnë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Protesta para godinës së Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 43-të, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve, të cilët u mblodhën edhe sot për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët po vërshojnë para Kryeministrisë duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa gjatë gjithë tubimit u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe për ndryshim politik.

Protestuesit shprehen se pakënaqësia e tyre lidhet me çështje që, sipas tyre, prekin qeverisjen, ekonominë, korrupsionin dhe standardin e jetesës.

Një qytetar, i cili që mori pjesë në protestën e sotme në Sheshin “Skënderbej” ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të dalë në tubim, duke vënë në qendër shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve dhe gjendjen sociale në vend.

“Kam dalë në protestë për fëmijët e mi, se dua t’i rris në Shqipëri. Nuk dua të marrim rrugët e botës! Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen këtu, këtu i gjejmë shqiptarët e ndershëm dhe pa interes. Vetëm për të drejtat tona dhe të kombit tonë, ndaj kam dalë sot në protestë”, u shpreh qytetari.

Më tej, ai kritikoi situatën politike dhe sociale në vend, duke përmendur korrupsionin dhe krimin si disa nga problemet kryesore që, sipas tij, ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

“Përballem me pafund problematika. Arsyeja kryesore është korrupsioni që po na varros përditë, krimi që na rrethon përditë. Të gjitha partitë pa përjashtim na i kanë lënë gjërat rrëmujë”, deklaroi ai.

Protestuesit janë zotuar se tubimet do të vijojnë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Atmosfera para Kryeministrisë është 'pushtuar' nga brohoritje, këngë patriotike dhe thirrje të vazhdueshme drejtuar institucioneve. 

Protestat para Kryeministrisë po vijojnë prej 43 ditësh radhazi, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë tubimet edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik.

Lini një Përgjigje