TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2023, 17:23

Lukashenko “imiton” Putinin, nënshkruan ligjin që ndalon mediat e huaja "jomiqësore" në Bjellorusi

Shkruar nga Pamfleti

Lukashenko “imiton” Putinin, nënshkruan ligjin që ndalon

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko nënshkroi të shtunën një ligj që ndalon mediat "jomiqësore" nga vendet e huaja në Bjellorusi, sipas një deklarate nga shërbimi i tij për shtyp.

Kjo vjen pasi Lukashenko tha këtë javë se kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ishte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar pasi grupi i tij ushtarak privat tentoi një rebelim kundër Kremlinit.

“Dokumenti synon përmirësimin e mekanizmave për mbrojtjen e interesave kombëtare në sferën mediatike, si dhe zgjerimin e mjeteve për t'iu përgjigjur veprimeve jomiqësore kundër Bjellorusisë. Ligji parashikon mundësinë e vendosjes së një ndalimi për aktivitetet e mediave të huaja në territorin e Republikës së Bjellorusisë në rast se shtetet e huaja shfaqin veprime jomiqësore kundër mediave bjelloruse”, thuhet në deklaratën për ligjin e ri.

M këtë ligj Lukashenko duket se po imiton, Putinin, i cili në fazat e hershme të luftës në vitin 2022, nënshkroi një ligj censurimi, duke e bërë krim shpërndarjen e informacionit "të rremë" për pushtimin e Ukrainës, me një dënim deri në 15 vjet burg për këdo që dënohet.

lukashenko ligji anti-media

Lini një Përgjigje