TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Maj 2026, 22:34

Lojë mes hajdarëve të pushtetit

Shkruar nga Myslim Murrizi
Lojë mes hajdarëve të pushtetit
Hajdari & Celibashi

Pas “dorëheqjes” së Hajdarit të KQZ-së, pritet që Hajdari i Bashkisë të jetë shumë i gëzuar dhe Hajdari i SPAK-ut shumë i “mërzitur”.

Sot, Hajdari i KQZ-së u tërhoq nga shqyrtimi i kërkesës për t’i ndërprerë mandatin Hajdarit të Bashkisë Kuçovë, pasi Hajdari i SPAK-ut, pas 3 vitesh, “zbuloi” se Hajdari i bashkisë paska qenë i dënuar.

Pas “dorëheqjes” së Hajdarit të KQZ-së, pritet që Hajdari i Bashkisë të jetë shumë i gëzuar dhe Hajdari i SPAK-ut shumë i “mërzitur”.

Çështja pritet të “zgjidhet” nga hajdar-deputetët konsensualë, kur të bëjnë hajdar-reformën territoriale brenda korrikut, meqë janë në periudhën e mjaltit mes vetes.

Hajdar-opozita me hajdar-pushtetin, që pas rezolutës për BE të miratuar me konsensus mes hajdar-deputetëve, sot pritet të votojnë me konsensus dhe unitet të plotë mes hajdarëve deputetë edhe hajdar-rregulloren e Kuvendit.

murrizi hajdari

Lini një Përgjigje