TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 11:37

Duhej të ishte në “arrest shtëpie”, por vrau biznesmenin; i riu i shpallur në kërkim, i akuzuar për prostitucion e pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

Duhej të ishte në “arrest shtëpie”, por vrau

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Për pasojë janë shpallur në kërkim 2 persona të identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si autorë të krimit.

Marselo Arani, 32 vjeç është një emër i njohur. Ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kryerjen e kësaj vrasje. Një vit më parë ai u arrestua për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 11 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Po ashtu ju sekuestrua një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.

I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

 

Lini një Përgjigje