TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2024, 16:05

A po bëhen gati prangat për Ilir Metën? Kreu i PL flet për histori vrasjesh pas aferës “CEZ-DIA” dhe kërcënon Altin Dumanin

Shkruar nga Pamfleti
A po bëhen gati prangat për Ilir Metën? Kreu i PL flet për
Meta sot në konferencë

Meta ka treguar për herë të parë dhe një tjetër histori të lidhur me aferën CEZ-DIA. Ai është shprehur se ka pasur një plan për vrasjen e një presidenti të një shteti aleat...

Ilir Meta është mbërthyer sërish nga paniku i burgut. Pas disa javësh qetësi, sot kreu i PL duket se është rikthyer në origjinë, pasi kërcënoi dhe anatemoi kreun e SPAK, Altin Dumani.

Prej një viti është folur se Meta do të arrestohet sot apo do të arrestohet nesër, por SPAK është tërhequr. Sa herë që Meta e nuhat se fleta e arrestit është gati, nis shpërthimet emocionale.

Sot ai doli në një konferencë për mediat për të folur mbi përplasjen fizike dje në Këshillin Bashkiak mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit. Por padyshim shënjestra ishte kreu i SPAK.

Ti nuk arreston dot as Agaçin, lëre Ramën se nga Rama ti ke tmerr. Nuk arreston as Erion Veliajn. Nuk e ndalon aferën e inceneratorëve ku rrjedhin lumë paratë e qytetarëve të Tiranës. Pikërisht sepse ti je ai që ta kam thënë me kohë dhe që të njoh me kohë. Je një zar i këtij regjimi që do mbahet mend si regjimi i  dumdumanëve dhe McGonigalëve. Si mund ta hetosh ti dosjen e McGonigal se je pjesë e asaj dosje. Je bashkëpunëtor i ngushtë i Mc Gonigal. Ti vagabond që thua e kam personale me Ilir Metën, ti je një zar i McGonigalëve dhe Ramovicëve. Që nise CEZ-DIA në bazë  të denoncimit të një njeriu që është dënuar nga gjykata për dhunë në familje, një mashtruesi. Në dhjetor të vitit 2019. Që sa herë më vinin mua Mc Gonigala të shkelja Kushtetutën si president për kapjen e prokurorisë me 69 vota. Pjellë e së cilës je dhe ti, pra të Ramaformës”, tha ai.

Por Meta ka treguar për herë të parë dhe një tjetër histori të lidhur me aferën CEZ-DIA. Ai është shprehur se ka pasur një plan për vrasjen e një presidenti të një shteti aleat, ku në lojë kanë hyrë dhe amerikanët, por doli e pavërtetë. Nuk dihet për çfarë flet Meta, por historia e CEZ-DIA duket më e thellë.  

Ti e di shumë mirë se në atë dosje tingëllon dhe një prokuror i caktuar nga shteti amerikan, me kërkesë të McGonigal për të hetuar një projekt për vrasje të një presidenti në detyrë, vend aleat dhe anëtar i NATO. Ti e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur me këtë çështje dhe në Vjenë ku erdhi prokurori, në prani dhe të ministrit të Drejtësisë dhe u takua me personat dhe u tha se kjo është një fake histori. Po ti nuk ke guxim sepse nuk ke një gram gjak shqiptari”, tha Meta.

Pra duket se kreu i PL ka filluar ta ndiejë se laku po ngushtohet dhe nga dita në ditë po nxjerr histori dhe po sulmon kreun e SPAK. /Pamfleti

Lini një Përgjigje