TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2024, 19:07

Debate për reformën zgjedhore, Alibeaj: Do futen sërish në Kuvend ata që i lëpijnë mederen kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

Debate për reformën zgjedhore, Alibeaj: Do futen sërish në

Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër draftit të dakordësuar për reformën zgjedhore. PS-PD ranë dakord që të hapin vetëm 70 për qind të listave, duke u hedhur hi syve shqiptarëve.

30 për qind do jenë të mbyllura dhe aty janë thuajse gjithë listat fituese. Sipas Alibejt sërish do futen në Kuvend ata që i shkojnë pas kryetarit të partisë.

E dini ju që kemi deputetë sot me zero vota, janë aty sepse lëpijnë menderen e kryetarit. Të njëjtën gjë po bëni edhe sot, po mbroni disa që do të lëpijnë menderen e kryetarit për tu përfshirë në atë 1/3 që është e mbyllur.

Bëni listat e hapura, që të paktën ata që kandidojnë të lëpijnë menderen e qytetarit”, tha Alibeaj, duke shprehur kundërshtitë e tij, lidhur me draftin e dakordësuar nga PD dhe PS.

Ai tha se edhe për votën e diasporës asgjë nuk po bëhet, thjesht po u hidhet hi syve emigrantëve. “Jam kundër çdo varianti me postë. Shteti shqiptar le t’i çojë makineritë e votimit, të krijojë vendet e votimit, aty ku jetojnë shqiptarët, tu jepet garancia dhe standardi”, tha Alibeaj.

 

Lini një Përgjigje