TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 21:29

“Më tradhtuan kolegët opozitarë”, Dashamir Shehi kritika PD-së: Kanë synim vetëm mandatin, jo ardhjen në pushtet!

Shkruar nga Pamfleti

“Më tradhtuan kolegët opozitarë”, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka quajtur tradhti marrëveshjen e PS-PD për listat e deputetëve dhe ndryshimet e propozuar për Kodin Zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN”, Shehi tha se ata që kanë diskutuar për ndryshimet, nuk akne interes tjetër veç se mandatit të deputetit.

Mua më kanë tradhtuar kolegët e mi opozitarë. Këta janë njerëz që nuk kanë dëshirë të vijë opozita në pushtet, por ëndrra e tyre mbaron deri te mandati i deputetit. Unë doja të bëja një gjë më tepër, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Doja të mundnim Edi Ramën, të mundnim këtë qeveri që ka 12 vite që dhunon Shqipërinë… Këta donin të merrnin mandatin e deputetit. Do ta gëzojnë”, tha Shehi.

Shehi tha më tej se ai kishte disa propozime ndryshe, ku një ndër to do të ishte ndarja në 4 zona elektorale dhe listat e hapura.

"Propozimi im ishte që t'i zgjeronim zonat elektorale, me 4 zona. Por, jo 12 sepse nuk jemi Kina. Tallen me rajonet. Pastaj, hape listën", shtoi Shehi.

Lini një Përgjigje