TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Shkurt 2026, 08:33

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama: Keqardhje që nuk do të jem në manifestimin e solidaritetit me 4 pengjet e UÇK

Shkruar nga Pamfleti
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Rama: Keqardhje që
Simboli i UÇK

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uruan me mesazhe të veccanta Kosovënn ë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një album fotografik nga vizita e zhvilluar një ditë më parë në Prishtinë, ndërsa shprehet se nuk mund të jetë i pranishëm në marshimin popullor në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri.

Ndërkohë, Peleshi në mesazhin e tij shpreh krenarinë dhe respektin për këtë moment historik të kombit shqiptar.

Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie, që simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike.

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar”, shprehet Peleshi.

 

rama peleshi kosova

Lini një Përgjigje