TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2023, 16:09

Dështimi i PSG-së në “Ligën e Kampioneve”, francezët shohin zgjidhjen te Erlig Haaland; gati të bëjnë “goditjen” e radhës

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i PSG-së në “Ligën e Kampioneve”,

Drejtuesit parisienë janë të stresuar për dështimet e njëpasnjëshme në Ligën e Kampioneve dhe mesa duket kanë shenjëstruar makinerinë e golave “Erlig Haaland”.

Pavarësisht investimeve të jashtëzakonshme të bëra nga pronarët Arabë, PSG ka zhgënjyer në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit.

Me sa duke zgjidhja në “Park de Prince” shikohet afrimi i yllit norvegjez që është goalshënuesi më i mirë i Evropës, raporton Daily Mail.

Haland ka shënuar 28 gola vetëm në Premier Ligë. Sipas mediave franceze, dy yjet e PSG, Lionel Mesi dhe Nejmar, 35 dhe 31 vjeç mund të largohen në verën e ardhshme nga klubi parisien.

Kjo do t’i japë mundësi PSG që të investojë për norvegjezin, e të respektojë rregullat e Fair-Play Financiar.

Ndryshime pritet që të ketë edhe në stol. Trajneri Kristofe Galtier nuk ka plotësuar pritshmëritë, e nisur nga kjo në vend të tij mund të afrohet Zinedin Zidan.

Emri i legjendës franceze është përfolur prej kohësh në “Park de Prins”, por duket se tani është momenti ideal për të për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

erling haaland psg

Lini një Përgjigje