TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 19:08

FIFA merr vendimin e papritur, i hap dyert Rusisë për rikthimin në kompeticionet ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti
FIFA merr vendimin e papritur, i hap dyert Rusisë për rikthimin
Vladimir Putin-Xhani Infantino

Pas më shumë se katër vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, një përfaqësuese e Rusisë do të rikthehet në garat e organizuara nga FIFA. Vendimi i fundit i qeverisë botërore të futbollit konsiderohet si hapi i parë drejt rikthimit gradual të futbollit rus në skenën ndërkombëtare, pas sanksioneve të vendosura në vitin 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Sipas vendimit, ekipi kombëtar U-15 i Rusisë do të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese për edicionin e parë të Botërorit U-15, një turne i ri që po organizohet nga FIFA. Rusia është përfshirë në një minigrup që do të zhvillohet në Azerbajxhan, nga 22 deri më 31 tetor.

Debatet për rikthimin e Rusisë në kompeticionet ndërkombëtare kanë qenë të pranishme prej kohësh, megjithatë FIFA kishte shmangur deri tani një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Përfshirja e përfaqësueses U-15 shihet si një sinjal se procesi i rikthimit mund të ketë nisur.

Nëse FIFA vendos të heqë plotësisht pezullimin për përfaqësueset ruse, pritet që edhe UEFA të ndjekë të njëjtën linjë, duke i hapur rrugën rikthimit të klubeve ruse në kompeticionet evropiane. Një vendim i tillë mund të ndikojë gjithashtu në rikthimin e kombëtares A të Rusisë në aktivitetet zyrtare ndërkombëtare gjatë sezonit të ardhshëm.

rusia fifa kompeticionet ndërkombëtare

1 Komente

  1. G
    Gj.Kola

    Një mirseardhje të madhe Rusisë... Sporti merr ngjyra edhe më të bukura

    Lini një Përgjigje