
Kosova ka zhgënjyer sonte në “Fadil Vokrri”, teksa barazoi 1-1 me Andorrën, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të “EURO 2024”. Edhe pse miqtë shiheshin si një kundërshtar i kalueshëm, fusha tregoi tjetër gjë.
“Dardanët” “tundën rrjetën” me Zhegrovën në minutën e 59, por vetëm 3 minuta me vonë, erdhi goli i barazimit pas një pasigurie në zhvillimin e një goditje dënimi. Pavarësisht tentativave të skuadrës kosovare, shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes dhe sfida u mbyll me shifrat 1-1.
Në po këtë grup, Zvicra merr suksesin e dytë radhazi. Ekipi i drejtuar nga Murat Jakin korri një sukses të pastër 3-0 ndaj Izraelit. Golat u realizuan nga Vargas në fundin e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Amdouni dhe Uidmer. Zviceranët renditen në vendin e parë me 6 pikë dhe mbeten favoriti kryesor për ta mbyllur grupin si kryesues.
Lini një Përgjigje