TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Maj 2026, 21:11

Moment i artë në karrierë, dy futbollistët shqiptarë shpallen kampionë në Zvicër!

Shkruar nga Pamfleti

Moment i artë në karrierë, dy futbollistët shqiptarë

Skuadra e Thun-it ka fituar titullin kampion për sezonin 2025/26 në Superligën e Zvicrës. Rezultati 0-3 i Sionit ndaj St Gallenit e bëri të pamundur që ndjekësit të kapnin kreun, duke e vulosur matematikisht renditjen.

Thun e mbyll sezonin në vendin e parë pas një ecurie të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit. Ekipi siguroi avantazh në javët vendimtare dhe ruajti diferencën deri në fund.

Në përbërjen e kampionëve kanë kontribuar edhe dy futbollistë shqiptarë, Kastriot Imeri dhe Valmir Matoshi. Të dy kanë pasur rol të rëndësishëm në rezultatet e skuadrës.

Imeri u aktivizua në 28 ndeshje, ku shënoi 6 gola dhe dha 7 asiste. Matoshi zhvilloi 31 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe 4 asiste.

Performanca e tyre ndikoi drejtpërdrejt në suksesin e Thun-it, që rikthehet në majën e futbollit zviceran për këtë sezon.

zvicër momenti artë shqiptarët

Lini një Përgjigje