TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 08:35

Rekordet dhe gara me Messin në Kupën e Botës, Mbappe zbulon 'sekretin e fitoreve' të Francës

Shkruar nga Pamfleti
Rekordet dhe gara me Messin në Kupën e Botës, Mbappe zbulon
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe dhe Leo Messi

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.

Mbappe realizoi dy gola në këtë takim, duke e çuar në gjashtë numrin e golave në këtë Botëror dhe duke barazuar shifrën e arritur nga Lionel Messi në turne.

Francezi gjithashtu ka shkuar në 17 gola në total në Kupat e Botës, vetëm dy më pak se rekordi prej 19 golash i Messit.

Ai foli edhe për gjuajtjen e Olise e i cila për fat të keq nuk shënoi gol.

"Mendova se do ta kontrollonte me gjoks sepse nuk e shikoi portën, por pati fat të keq që përfundoi duke goditur shtyllën", tha Mbappe.

Sulmuesi francez shpjegoi edhe gjestin e të gjithë skuadrës për të shkuar te trajneri Didier Deschamps pas golit të tij.

"Nuk isha vetëm unë, ishte e gjithë skuadra. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli apo Kupa e Botës. Të qenit i bashkuar është në ADN-në e këtij grupi. Trajneri nuk është vetëm, pavarësisht se çfarë ndodh më pas".

I pyetur për mundësinë e thyerjes së rekordit të golave në Kupën e Botës, Mbappe u tregua i qartë se prioriteti i tij është suksesi i ekipit.

"Jo, jo, jo. Qëllimi është të shkojmë sa më larg të jetë e mundur me ekipin dhe të kthehemi këtu më 19 korrik. Natyrisht, sa më shumë gola të shënoj, aq më lart do të ngjitem në renditje".

Në fund, ai theksoi se nuk është i fokusuar te gara personale me Messin.

"Jam i sigurt se Leo do të shënojë më shumë gola, por nuk po e shoh këtë. Jam më i përqendruar te kundërshtarët tanë dhe pjesa tjetër e turneut. Dua të bëj histori për vendin tim dhe t'i bëj njerëzit krenarë", tha Mbappe.

'sekretin e fitoreve' të francës

Lini një Përgjigje