TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Korrik 2026, 11:03

Edi Rama e thellon skandalin; e publikon pagesën për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare pa e kaluar në parlament

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama e thellon skandalin; e publikon pagesën për koncertin e Kanye
Edi Rama dhe Kanye West /

Pagesa 4 miliardë lekë për këngëtarin kontravers u krye pa u miratuar në Kuvend, në shkelje të nenit 101 të Kushtetutës. Rama firmosi Aktin Normativ më 6 korrik, e publikoi në Fletoren Zyrtare më 7 korrik dhe ministrat Malaj e Gonxhe bënë pagesën brenda 24 orëve, ndërsa parlamenti as që u njoftua. Fondi rezervë i emergjencave, i përdorur për fatkeqësi natyrore, iu dhurua një koncerti privat...

 Kryeministri Edi Rama e ka thelluar më shumë skandalin e pagesës 4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, që ia dhuroi këngëtarit Kanye West, si rimbursim për dështimin e shitjes së biletave të koncertit të tij në Tiranë, ngaqë shqiptarët e refuzuan pjesëmarrjen.

Skandali filloi me shkeljen e rëndë të nenit 101 të Kushtetutës, duke i akorduar 4 miliardë lekë nga fondi rezervë i emergjencave, të cilat përdoren vetëm në raste fatkeqësish natyrore, epidemish shëndetësore e krizash të pashmangshme ekonomike.

Edi Rama e thellon skandalin; e publikon pagesën për koncertin e Kanye

Ndërsa koncerti i këngëtarit Kanye West, i padëshiruar në të gjitha vendet e BE-së, nuk është çështje emergjence, por është biznes privat dhe propagandë për pushtetin personal të Edi Ramës.

Kryeministri Edi Rama e ka thelluar më tepër skandalin me këtë zhvatje që i ka bërë taksave të shqiptarëve në maskën e një koncerti klientelist, duke futur në fuqi zbatimin e pagesës për koncertin e Kanye West.

Një ditë pasi e ka firmosur, ai e ka publikuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 6 korrik 2026, në Fletoren Zyrtare Nr. 146, datë 7 korrik 2026, me përcaktimin: "Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare".

Por neni 101 i Kushtetutës detyron këto procedura që duhen zbatuar nga kryeministri:

Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme.
Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve, nëse nuk është i mbledhur.
Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, nëse nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.
Aktin normativ për 4 miliardë lekë të dhuruara këngëtarit Kanye West, duke i trajtuar si "shpenzime për emergjenca kombëtare", kryeministri Edi Rama e firmosi më 6 korrik dhe nuk e ka dërguar akoma në Kuvend, por, në shkelje të Kushtetutës, e ka publikuar edhe në Fletoren Zyrtare me hyrje në fuqi pa u miratuar më parë në parlament.

Informacioni i ardhur në "Pamfleti" nga burime brenda Ministrisë së Financave bën me dije se Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhe, kanë kryer pagesën në llogarinë e këngëtarit pa u miratuar Akti Normativ në parlament, kur ai duhet të futet në zbatim vetëm pasi të miratohet në parlament.

Element tjetër i skandalit me aferën 4 miliardë lekë është në nenin 3 të Aktit Normativ, ku thuhet: "Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit autorizohet të nënshkruajë kontratën me kompaninë e këngëtarit, me qëllim disbursimin e fondit të parashikuar."

Pagesa e kryer tregon se akti normativ, kontrata dhe pagesa janë bërë me urgjencë brenda 24 orësh, sikur financierët e këngëtarit Kanye West kanë qenë brenda në zyrën e Blendi Gonxhes për t'i marrë me urgjencë miliardat, dhe iu dhanë pa u miratuar në parlament.

Siç kuptohet, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bashkë me deputetët e PS-së në rresht, kanë marrë urdhër nga Edi Rama për ta miratuar "pas pilafit" këtë akt vjedhjeje, të zbatuar paraprakisht në shkelje të Kushtetutës./Pamfleti

 

edi rama kanye west pagesa

4 Komente

  1. J
    Jeta

    Perse do ta kalonte kot ne parlament? Kush eshte Parlamenti? Ç'ndryshim donte perbente miratimi ne Parlamet nga Sara Mila e Zgjenija? Kumbari eshte mbreti, e caktuane mbret ata arkitektet e huaj.

    1. A
      Alban

      Sa mire qe e thate 4 miliarde lek,se shqipot i kujtojne milonat € si miliona lek

      1. ?
        ?

        Si nuk doli ndonjë politikan që këtë çështje ta denonconte në Spak?

        1. .
          .

          Kush vendos nëse është i paligjshëm ose antikushtetues? Institucionet kompetente janë: Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për ligjshmërinë dhe rregullsinë financiare; gjykatat administrative ose penale, nëse ka pretendime për shkelje ligji; Gjykata Kushtetuese, vetëm nëse ngrihet një çështje që lidhet me pajtueshmërinë e aktit normativ ose ligjit me Kushtetutën. Nëse vendimi është marrë nga Kryeministri ose ministra dhe ekziston dyshimi se janë konsumuar vepra penale, SPAK mund të hetojë, pasi ka kompetencë për korrupsionin dhe veprat penale të zyrtarëve të lartë. Në një rast si ky, teorikisht mund të shqyrtohen nëse ekzistojnë elementë të: Shpërdorimit të detyrës, nëse fondet publike janë përdorur në kundërshtim me ligjin dhe kanë sjellë dëm për interesin publik. Veprave të tjera që lidhen me administrimin e fondeve publike, nëse provohen elementët e tyre.

          Lini një Përgjigje