TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Shkurt 2026, 11:09

Ilir Proda, tender urgjent për fikjen e molotovëve në protestën e 20 shkurtit

Shkruar nga Pamfleti

 Ilir Proda, tender urgjent për fikjen e molotovëve në

Me urdhër të Ilir Prodës, procedura me numër reference 76165-02-13-2026 parashikon rimbushjen e 200 fikseve dhe blerjen e bombulave të reja për shuarjen e zjarreve nga molotovët...

Pas paralajmërimeve për protestë më të fortë më 20 shkurt, Policia e Tiranës shpalli më 14 shkurt 2026 një tender të veçantë për furnizim me lëndë shuarëse. Procedura parashikon rimbushjen e 200 fikseve të tipit “ABC Pluhur 27A-144B C”, rimbushjen e fikseve “34A-233B” dhe blerjen e 20 bombulave të reja. Tenderi zhvillohet më 16 shkurt dhe kontrata nis zbatimin më 17 shkurt, tre ditë para protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike. Kontrata rezulton me afat deri në fund të vitit 2026, ndërsa urgjenca lidhet me garantimin e furnizimit para tubimit.

Ndryshe nga protesta e mëparshme, Partia Demokratike ka hedhur më shumë molotovë te hyrja e Kryeministrisë; për rrjedhojë, Policia e Shtetit ka harxhuar sasi më të mëdha lëndësh për fikjen e zjarreve të tyre, duke zbrazur magazinat.

Ndërkohë që Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 20 shkurtit do të jetë më e fuqishme dhe me më shumë molotovë te Kryeministria dhe hyrja e Parlamentit, kryepolici Ilir Proda ka urdhëruar Policinë e Tiranës të marrë masa për furnizimin me lëndë për fikjen e zjarreve të molotovëve.

Më 14 shkurt 2026, në zbatim të urdhrit të Ilir Prodës, Policia e Tiranës filloi marrjen e masave me shpalljen e një tenderi të veçantë për t’u furnizuar me pajisje dhe lëndë që do të përdoren për shuarjen e zjarreve të molotovëve gjatë protestës së radhës.

Ilir Proda, tender urgjent për fikjen e molotovëve në

Në njoftimin e procedurës së prokurimit me numër reference 76165-02-13-2026, Policia e Tiranës thotë se kërkon të blejë shërbimin e rimbushjes së aparateve për fikjen e zjarrit me lëndë shuarëse specifike dhe të shpejta.

Objekti është ky:

· Rimbushje e 200 copë fikse zjarri të llojit “ABC Pluhur 27A-144B C”, me nga 6 litra secila.

· Rimbushje e fikseve të zjarrit të llojit “34A-233B”, me sasi 50 litra.

· Blerje e 20 bombulave fikse zjarri me mbushje të llojit “34A-233B”, nga 6 litra secila.

Tenderi do të zhvillohet në datën 16 shkurt, ndërsa zbatimi i kontratës do të fillojë brenda 24 orësh; konkretisht më 17 shkurt, ose tre ditë para protestës së 20 shkurtit që do të zhvillojë Partia Demokratike.

Urgjencën e këtij tenderi, kryepolici Ilir Proda nuk e ka urdhëruar për trajnim, pasi efektivët kanë përvojë në përdorimin e fikseve për shuarjen e zjarreve nga molotovët.

Ai e ka urdhëruar për të siguruar furnizimin tre ditë para protestës, pavarësisht se, për ta cilësuar si tender të zakonshëm, kontratën e ka deklaruar me afat deri në fund të vitit 2026./Pamfleti

ilir proda protesta e 20 shkurtit

1 Komente

  1. T
    Tony

    Çfarë të deri, merrini e futini ne biruca u thyeni kockat që kur të shkojne ne shtepi nga tmerri që pane të mos guxojne të tregojne e të kene frike te dalin ne rruge e jo me të shkojne dhjerostrata.

    Lini një Përgjigje