TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi17 Mars 2026, 17:08

Çmimi i naftës në nivel rekord, shkon 202 lekë/litri në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
Çmimi i naftës në nivel rekord, shkon 202 lekë/litri
Foto ilustruese

Çmimi i naftës në Tiranë u rrit sërish këtë të martë dhe në disa pika karburanti arriti në 202 lekë për litër. Krahasuar me një ditë më parë, rritja shkoi deri në 6 lekë për litër.

Sipas të dhënave nga tregu me pakicë, ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme. Para kësaj periudhe, nafta tregtohej në intervalin 173 deri në 175 lekë për litër. Diferenca arrin afërsisht 29 lekë për litër.

Rritja nisi më 4 mars, kur çmimi shkoi në 179 lekë për litër. Më pas, në datat 10 dhe 11 mars, nafta u shit në disa raste me 198 deri në 201 lekë për litër. Në atë periudhë, qeveria deklaroi ngritjen e një task-force për kontrollin e tregut.

Pas këtij vendimi, çmimi pësoi një ulje të përkohshme dhe zbriti në 193 deri në 196 lekë për litër. Por nga e hëna në të martë, trendi u kthye sërish në rritje.

Ekspertët e konsiderojnë situatën si tregues të një tregu monopol dhe vlerësojnë se monitorimi nuk mjafton më. Sipas tyre, duhet të merren masa konkrete, përfshirë edhe aktivizimin e rezervës së sigurisë.

Lëvizjet e fundit të çmimeve po e mbajnë tregun nën presion, ndërsa nafta vijon të shitet në nivele më të larta se ato të ditëve të para të marsit.

Çmimi i naftës

Lini një Përgjigje