TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi13 Qershor 2025, 20:47

Rama ndryshon buxhetin me një Akt Normativ, ja si do të përdoren 11.8 miliardë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Rama ndryshon buxhetin me një Akt Normativ, ja si do të përdoren

Përmes një Akti Normativ, Qeveria ka vendosur të ndryshojë buxhetin e shtetit. Kështu Ministria e Financave do të rialokojë 11.8 miliardë lekë, shumë kjo që do të përdoret për projekte të ndryshme, përfshirë forcimin e sigurisë digjitale, përmirësimin e infrastrukturës kombëtare dhe avancimin e teknologjisë së informacionit në administratën publike.

Më konkretisht, 3 miliardë lekë do të shkojnë për skemën e re të Garancisë Sovrane për sektorin e bujqësisë, e cila do të lehtësojë aksesin në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo synon gjithashtu të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë në treg.

Do të rialokohen edhe 5.6 miliardë lekë nga kursimet e evidentuara, me qëllim forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.

Ministria e Financave thekson se, pavarësisht ndryshimeve në buxhet, deficiti dhe niveli i borxhit publik mbeten të pandryshuara.

Lini një Përgjigje