TAGS-AT E JAVËS

Kronike2024-10-30 21:59:00

Masakra me 2 viktima në Shkodër, shoqërohen në polici 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me 2 viktima në Shkodër, shoqërohen në polici 4

Katër persona janë shoqëruar në komisariat për atentatin në Dobraç të Shkodrës, ku u vra Hamza Lici dhe një kalimtare, ndërsa Arlind Bushati dhe bashkëshorti i kalimtares mbetën të plagosur.

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, që dyshohet se ndodhet në Turqi, i shpallur në kërkim nga Shqipëria për vrasjen e Endri Mustafës.

Ndërsa, Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati disa javë më parë kishte deklaruar në polici se ishte kërcënuar me jetë.

Nuk dihet shkaku i atentatit që i mori jetën Hamza Licit dhe një kalimtareje, por ka dyshime për hakmarrje për shkak të konflikteve të fisit Lici me fise të tjera në Shkodër.

Lini një Përgjigje