TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Korrik 2023, 09:46

Cili do të jetë fati i Moskës pas luftës në Ukrainë dhe çfarë do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor?!

Shkruar nga Pamfleti
Cili do të jetë fati i Moskës pas luftës në
Spartak Ngjela

Nëse ndodh kjo, në Gadishullin Ilirik do të ketë një pështjellim pozitiv dhe krijues në funksion të historisë së ardhshme të Shqipërisë dhe të degradimit të Serbisë.

Lufta Rusi-Ukrainë dhe Bashkimi Kombëtar i dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Por, në lidhje me këtë...

Pyetja që ngrihet këtu është kjo:

Ukraina, Rusia, situata aktuale politike dhe, çfarë do të mund të ndodhë në Ballkanin Perëndimor?
Kjo është një pyetje aktuale e cila shtrihet në katër aspekte shqiptare të kësaj kohe, në lidhje me Ballkanin Perëndimor: Aspekti shqiptar i Shqipërisë, aspekti shqiptar i Kosovës; aspekti shqiptar i Maqedonisë dhe aspekti shqiptar i Malit të Zi.
Të katër këta aspekte përfitojnë shumë nga kriza që po e pllakos Rusinë.
Prandaj, ky raport i katërfishtë shqiptar e ka shqetesuar edhe Moskën, edhe Beogradin.
Dy janë mundësitë e kësaj luftës midis Rusisë dhe Ukrainës: kush do të degradojë: Rusia, apo Ukraina dhe Perëndimi që janë bashkë kundër Rusisë?
Shenjat janë që Ukraina po e kredh Rusinë në një krizë të madhe ekonomike dhe shpirtërore, nga e cila mund ta nxjerrë atë vetëm Amerika, nëse kriza do ta shkatërrojë autoritarizmin antiperëndimor të Rusisë.
Por duhet të kujtohet gjithmonë historia që Rusia themelimin e saj si shtet i madh federal e ka filluar në Ukrainë në Shekullin e IX-të.

I.
Në fakt kriza ruse e kësaj kohe ka ecur në këtë udhë: krizë e vijueshme financiare: në vitin 1999, në vitin 2012 në vitin 2014, në vitin 2018-2022, dhe në vitin 2023. Kjo është një krizë financiare e monedhës dhe, edhe një krizë ekonomike në vazhdim. Sot monedha ruse ka humbur 60 përqind të vlerës së saj.
Prandaj vetëm Amerika mund ta nxjerrë Rusinë nga kjo krizë. Por Amerika është kundërshtare e saj.

Pse, Bashkimi Evropuan nuk do të mund ta bëjë daljen e Rusisë nga kriza aktuale?
Jo; nga ajo krizë, Rusinë mund ta nxjerrin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rusia është në rënie drastike të vlerës së monedhës, e cila ka çorientuar tregun.
Sot Rusia si kundra-peshë rriti përqindjen e interesit për monedhën e saj, deri në 30 përqind. Por duhet të kujtohemi se gjithçka ka ardhur si pasojë e embargos që Rusisë i është vënë nga Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë Perëndimi.

Fakti që aktualisht kriza e Rusisë ka kaluar te monedha, kjo mendohet se do të sjellë kolapsin e Rusisë dhe eliminimin e Vladimir Putinit.
Po kuptohet sakaq se kriza që po i vjen Rusisë është, para se gjithash, shumë e thellë, e mandej edhe shumë e madhe. Janë humbje të mëdha që po krijohen sipas radhës: krizë e monedhës, krizë ekonomike, pastaj sërish krizë e monedhës dhe sërish krizë ekonomike. Dhe gjithçka po shkon e përplaset në treg, sidomos te çmimet.
Rritja e vijueshme e çmimeve do të sjellë rënien e konsumit, rënia e konsumit sjell falimentimin e kompanive tregrare - dhe kjo krizë, po të vijojë kështu, do të krijojë kolapsin e shoqërisë.
Në të njëjtën kohë, borxhi i Rusisë sot ka arritur në 42 miliardë dollarë.

II.
Por pyetja që ngrihet në këtë rast është kjo: a do shkojë deri në kolaps ekonomia dhe tregu rus?
Kjo mbetet për t'u parë. Por shenjat janë se, nëse nuk eliminohet Putini. Gjendja do shkojë deri në kolaps. Sepse tani embargoja amerikane e ka dhenë rezultatin e saj.
Kurse Putini e futi veten dhe Rusinë në një lojë mesjetare: ai, për ta nxjerrë Rusinë nga kriza ekonomike, filloi pushtimet. Në fillim pushtoi Krimenë e mandej vijojë pushtimet dhe krijoi edhe dy krahina autonome të pushtuara.
Putini mendoi se, me pushtimin e Ukrainës ai fitonte kohë të mjaftueshme për të rezistuar; por pikërisht kjo po e fundos.

Sepse pikërisht këtu ndërhyri Uashingtoni me thellimin maksimal të embargos dhe gjendja e Rusisë shkoi drejt kolapsit.
Kriza ruse kishte nevojë për një reformë të thellë.
Rusisë i duheshin reforma demokratike në treg, ndërsa Putini filloi pushtimet.
Po pse nuk e bëri Putini reformën që duhej?
Kjo është e pamundur, se asnjë diktator nuk ka mundur ta bëjë. Diktatorëve gjithmonë u është dukur se kjo lloj reforme e thellë demokratike dhe liberale, rrëzon ata vetë. Kur vjen në këtë gjendje dyshimi, diktatori hyn në dështimin e vijueshëm që i vjen nga konflikti i tij i brendshëm midis frikë dhe delirit. Deliri ia mposht diktatorit frikën dhe logjikën negative të së mundshmes, sepse deliri e shtyn drejt marrëzisë së fitores, e cila realisht është e pamundur...
Prandaj duhet të shohim se si do të vijojë kjo gjendje në Rusi, e cila me Putinin ka hyrë në këtë rrugë..

III.
Por na duhet të theksojmë se thellësia e kësaj krize të Rusisë do të vijojë që të zhvillohet domosdoshmërisht në një rrafsh historik, sepse kjo krizë mund të krijojë shpërbërjen e federalizmit rus.
Por çfarë është federaluzmi rus?
Rusia aktualisht është federatë me 21 republika: nominalisht autonome; secila republikë ka kushtetutën e vet, kreun e republikës ose një post të ngjashëm të zgjedhur direkt; por edhe parlamentin.

Republikat janë të lejuara të mbajnë gjuhën e tyre zyrtare, krahas rusishtes, por përfaqësohen nga qeveria federale në çështjet ndërkombëtare. Por qeveria federale në Moskë drejton gjithçka kudo.
Republikat janë menduar të jenë vendi i pakicave etnike të veçanta. Por tani, të gjitha këto republika ndodhen bashkërisht në krizë
Por, fakti që janë në krizë dhe në armiqësi me Stetet e Bashkuara dhe ne Bashkimin Evropian, vijimi i krizës duhet të sjellë shpërbërjen e federatës ruse. Në këto çaste Rusia është në të njëjtën situatë sikurse ishte Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.
Por...

Na duhet të theksojmë se sot, pas shpërbërjes se Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Rusia ka hyrë në rrugën agresive të ndalimit të kulturës perëndimore të shtetit dhe është kundër demokracisë. Njëlloj si gjatë gjithë historisë së asaj federate, që kurse ajo u formua si KievRus në Shrkullin e VIII-të, dhe që, në Shekullin e IX-të ajo adoptoi edhe krishterimin si fe.
Federalizmi rus është një krijim historik i sllavizmit në konkurrencë dhe në armiqësi më Perëndimin. Kjo ka qenë realisht doktrina e atij fderalizmi, dhe, po ta shohësh në thelb, kjo është edhe sot doktrina dhe autoritarizmi i presidentit aktual Vladimir Putin.
Kurse si histori moderne kundër qytetërimit perëndimor, Rusia ka filluar në vitin 1917-1920 me doktrinën e Vladimir Iliç Leninit.
Nëse duhet të shkruhet kjo si histori, titulli i librit duhet të jetë: Diktatura në Rusi nga Vladimir Iliç te Vladimir Putin.

IV.
Kurse madhësia e kësaj krize mendohet se do të konsistojë në pështjellimin e gjendjes së Federatës Ruse...
Por, nëse shpërbëhet Rusia, çfarë do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor?
Nëse ndodh kjo, në Gadishullin Ilirik do të ketë një pështjellim pozitiv dhe krijues në funksion të historisë së ardhshme të Shqipërisë dhe të degradimit të Serbisë.
Por në një situatë të tillë, bashkimi kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte një domosdoshmëri për suksesin përfundimtar të shqiptarizmit.
Gjithsesi, duke i qëndruar analizës së më sipërme, na duhet të themi që, në këto çaste historike, kriza që po spikat në Rusi, do ta shtyjë realisht bshkimin kombëtar shqiptar midis dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, sepse kjo është nevojë e ngutshme historike.
Por shqiptarët sot nuk kanë kryeministër të këtij niveli unifikues.
Megjithatë, kjo krizë e Rusisë do t'i çojë shqiptarët domosdoshmërisht te bashkimi i tyre kombëtar. Bashkimi Kombëtar Shqipëri-Kosovë është në rrugë të sigurt.

Po shqiptarët e Maqedonisë?
Menjëherë pas këtij bashkimi, shqiptarët e Maqedonisë, që sot janë me një popullsi në rreth 1.2 milionë banorë, do të bashkohen me Kosovën në Shqipërinë e Bashkuar.

Po shqiptarët e Malit të Zi?
Edhe për ata, është krejt e njëjta gjë.
Prisni dhe shikoni...

shqiptarët ballkani perëndimor rusia

Lini një Përgjigje