TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Prill 2025, 15:16

Çfarë fshihet pas fantazmës 6 mln dollarë që qarkullon nëpër dejet e sëmura të PD?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çfarë fshihet pas fantazmës 6 mln dollarë që

Nëse nuk do ta mposhtim korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme...

Ka dy ditë që flitet për një fantazmë prej gjashtë milionë dollarësh që qarkullon nëpër dejet e sëmura të Partisë Demokratike. Por shqiptarët, si edhe shtypi nuk ndiejnë ndonjë shqetësim, edhe ose kanë shkruar për këtë çështje.

E si mund të ndiejnë shqetësim kur e dinë se këta kanë qenë dhe janë politikanët e lartë të Shqipërisë në 30 vite rresht.

Dhe koha ecën me ta vijimisht, prandaj shqiptarët me të drejtë thonë: nuk kemi se çfarë t'iu bëjmë, sepse kështu janë të gjithë.

Dhe koha jonë, përderisa është e pushtuar me këtë psikikë, kuptohet se nuk do të ketë zhvillim.

Po si e ka zgjidhur  Perëndimi i lartë e i zhvilluar këtë çështje morale, sepse, sipas historisë, është e provuar se edhe ata shtete që sot e kanë vendosur drejtësinë, në fillimet e tyre mes korrupsionit kanë kaluar.

Po, mes korrupsionit kanë kaluar, dhe prandaj njerëzit e mëdhenj të tyre e kuptuan saktë, e vendosën dhe e zhvilluan në sistem teorinë e madhe që, korrupsioni dhe abuzimi shtetëror luftohen vetëm me një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pakorruptuar.

Dhe prandaj përgjigjja jonë për këtë çështje është: nëse nuk do ta mposhtim korrupsionin, ne shqiptarët nuk do të kemi të ardhme.

Por ndërkaq duhet të theksojmë se kjo arrihet vetëm me një pushtet gjyqësor të pakorruptuar.

Po a mund ta arrijmë dot ne shqiptarët sot këtë lloj pushteti.

Jo, shenjat po tregojnë se një herë për një herë e kemi të pamundur.

Nëse nuk do të arrijmë të kemi në drejtim një kryeministër të pakorruptuar dhe një Parlament të pakorruptuar, atëherë sigurisht që mund të shpresojmë se do të kemi një shtet të pakorruptuar dhe po ecim drejt zhvillimit e mirëqenies.

Lini një Përgjigje