TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Dhjetor 2025, 14:54

Ju “hëngërt mortja”, po si nuk e njeh Jon Ketën o Doktor, apo nuk flet për bijtë e komunistëve!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Është nipi i Bari Shaqirit, mor Doktor, që ishte nga viti 2005 deri në vitin 2012 kryetar i Shërbimit Informativ dhe që e shkarkove Ti, Doktor, në vitin 2012 për ta zëvendësuar me Visho Ajazi Likën me tre mbiemra, që e dekoroi Rama në 2017.

Ju “hëngërt mortja”, po si nuk e njeh Jon Ketën o
Myslim Murrizi

Ju “ngrënte” mortja që keni lënë Doktorin pa informacion në arkivën dixhitale për Joni Ketën.

Hahahaha, sa kam qeshur mor Doktor!!

“Nuk e njoh,” tha, “kush është kreu i ri i BKH dhe për ata që nuk i njoh nuk flas.”

Jooo o Doktor, jooo!

Thuaj: “Nuk flas për bijtë, nipërit dhe mbesat e ish-komunistëve dhe ish-hetuesve dhe prokurorëve të komunizmit, sa kohë që ata nuk merren me mua”, por jo “nuk e njoh”, se është tallje.

Nuk bëhet fjalë për njohje personale, se nuk të pyetet a e ke shok, apo a e ke takuar ndonjëherë për drekë, për darkë apo në plazh, por të pyesin: a ke koment për zgjedhjen e tij në krye të BKH të kësaj mender drejtësie “të re”, që ke votuar edhe Ti, Doktor, në vitin 2016 kur votuat 140 deputetë rresht si qingja.

Pse për të tjerët që ke folur, Doktor, ke pasur njohje??

Për Arben Krajën, për Altin Dumanin, për Irena Gjokën e plot të tjerë në sistemin e drejtësisë, nuk besoj që ke pasur njohje personale apo shoqërore, por ke folur për ata politikisht dhe u ke bërë biografinë nga A tek ZH-ja, edhe pse shumë vonë.

Që të mos ngelesh i paditur, Doktor, kur të kesh kohë lexoje këtë postimin tim, ose nuk ke nevojë të lodhesh në arkivën tënde dixhitale, por shkruaj emrin në Google dhe do ta njohësh kush është Joni Keta.

Është djali i ish-hetuesit dhe prokurorit të komunizmit prej vitit 1979, Doktor, i shokut Hysen Keta.

Është nipi i besnikut të Enverit, Doktor, të ndjerit Myslim Keta.

Është djali i ish-drejtoreshës së arsimit në qeverinë Nano, mor Doktor, i Majlinda Ketës, që e akuzojë për afera kur ishe në opozitë 1997–2005.

Është nipi i Bari Shaqirit, mor Doktor, që ishte nga viti 2005 deri në vitin 2012 kryetar i Shërbimit Informativ dhe që e shkarkove Ti, Doktor, në vitin 2012 për ta zëvendësuar me Visho Ajazi Likën me tre mbiemra, që e dekoroi Rama në 2017.

Ehhhh mor Doktor…

Të paktën mos na thuaj që nuk e njoh.

Thuaj që nuk flas për bijtë dhe bijat e komunistëve, të ish-hetuesve, ish-prokurorëve apo ish-gjyqtarëve të diktaturës, por jo “nuk e njoh”.

OPGJ ka qenë, Doktor, siç kanë qenë dhe janë pothuajse të gjithë fëmijët dhe familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve prej shumë vitesh, dhe nuk ka kaluar veting, Doktor, se OPGJ nuk e kanë detyrim.

Babai i tij, Hyseni, Doktor, ngeli në venting në KPK, por “kaloi” në KPA, se për çudi nga ventingu nuk ka ikur asnjë nga ata që kanë qenë prokuror, hetues apo gjyqtar në kohën e komunizmit, ngaqë ata 27 palo vetinguesit që votuan së bashku PD dhe PS në 17 qershor 2017 nuk mund të pritej gjë tjetër, Doktor.

Ehhh sa u “çlirova” mor Doktor që të “informova” publikisht se kush është Joni Keta.

Aaaa se desh harrova, Doktor:

Është dhe i përzgjedhuri i Altin Dumanit dhe Arben Krajës, Doktor, se Behar Dibra ka votuar kundër.

Tani, Doktor, “pasuroje” arkivën dixhitale edhe për Jonin, por nuk e ke detyrim të thuash këto që kam shkruar unë, se unë nuk pjerdh e nuk ma ndjen, Doktor, për asnjë fundërrinë të komunizmit e as për pjellën e tyre, çfarëdo funksioni të kenë.

 

sali berisha-joni keta berisha-bkh

11 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci.

    Se shpejti edhe ketij te porsa zgjedhurit qe thote se nuk e njoh dhe se nuk paska informacione ne çekapin e dij digjital, do i vendosi mbiemrin troplini, per kete parashikim vej bast !

    1. A
      Arben

      O Myslym, me gjithe respektin qe kam per ty,si transparent, Nuk eshte e ndershme ti beni sot biografine Joni Ketes, nderkohe qe ka rreth 6 muaj qe eshte perfolur si kandidatura nr.1 per drejtues te BKH. Nese eshte kjo biografia perse nuk e ngritet zerit te pakten para nje jave qe u propozua nga Spak. Po te donin nje kandidature serioze per Drejtor BKH ishte ajo e Gedis Nanos, njohes i ceshtjeve te drejtesise,sigurise,punuar ne nivele drejtues,me kultura te pergjithshme i trajnuar nga FBI,njohes i disa gjuheve te huaja etj.

      1. T
        Tobi

        Edhe njohes i krimit. Se po na e shisni si engjell kete Nanon!

        1. T
          Tng

          Fakti qe doli kunder Qeverrise tregon qe eshte i zoti edhe peofesioniste njekeohesishte edhe jo by lepires. Po ste mjaftoi te theme te tjera.

        2. R
          Roku

          Gledis Nano eshte nje person i trashe me ca kurse kualifikimi qe shet veten me shume, shume me teper se sa vlen ne te vertete

          1. F
            Feti Dema

            Arben! Fola unë para disa ditësh dhe u shpreha se si kandidaturë e përshtatëshme mund të ishte Gledis Nano. Pse po të ish shprehur Z.Murrizi çfarë do ndryshonte? Kandidaturën e kanë përzgjedhur Z.Dumani dhe Z.Kraja. Amerikanët thjesht kanë monitoruar proçesin, por jo se kanë parapëlqyer Z. Keta dhe kanë lobuar për të, mendoj unë. Por : "siç duken bathët, janë larg pashkët". Por ,thonë që : "çdo e keqe e ka një të mirë". Për çdo gjetje nga hetimet e BKH nën z.Keta, Z.Berisha nuk do ti bëj biografinë.

            1. T
              Tani

              Urime suksese dhe me krahë te lehte cdo personi qe ne kohen e hyrjes se demokracise (1991) nuk ka qene punonjes shteti, cdo i ri nuk mbart defektet apo budalliqet e kohes vjeter, I riu le te provohet ne pune, zoti e bekofte brezin e ri ne pune dhe misionin e tyre, kjo bote plot paragjykime duhet te lere njerezit te provohen sa e duan kete ATDHE, KETE SHQIPERI.

              1. F
                Flks

                O Myslsym, Po njesoj si ato qe urren mendon dhe artikulon. Po cpune ke ti me biografira???? Z. Keta i takon nje brezi pa komplekse, dhe nje person i paperfolur gje qe nuk eshte pak apo jo? Ti besoj se je minorance ne mos nga shume te paktet qe te ka humbur orientimi, integrimi ne shoqerine e sotme, dhe akoma i bie fyellit ne nje rrumbullake qe nuk del dot nga rezja e orbites.. Boll se je bere i shumeperseritshem… Ishe disi interesant derisa u bere bajat.

                1. B
                  Bani

                  Zgjidhja do ishte e drejte vetem ne se z. Murrizi te emerohej kryetar i KED, KLP, KLGJ, dhe i Gjykates Kushtetute dhe te kishte te drejte te vinte Veton per cdo emrim. Vetem me kete kusht emerimet do ishin te dreka.

                2. D
                  DEMOKOMUNISTI

                  O mbeturinë njerëzore, o fundërinë komunisto demokratikase! Po kujt i hyn në punë djali dhe nipi i kujt është Joni KETA? I përmende nënë e babë, xhajë e dajë, por si nuk the një fjalë, të keqe sigurisht, se goja jote e ndyrë nuk nxë e nuk nxjerrë fjalë të mira për kërkënd? A ke ndonjë gjë për të thënë për Jonin, si njeri, si karakter, si profesionist? Duket se nuk ke, pasi ti dhe sivëllezërve të tu nuk i inteteson njeriu, por biografia e tij. Supozojmë se të gjithë ata që ti përmend janë komunistë, janë “të poshtër”, po ç’kusur ka dhe çfarë përgjegjësi mban Joni për ta? Turp, turp, turp!!! Dhe ne themi se pse PD është katandisur në këtë derexhe, pse ajo nuk mund të vijë në pushtet për 100 vjet. Po si mund të vijë ajo në pushtet me murriza, driza, ferra, Voksha, Noka, Bardhoshe, Palokër, Bylykbashër (që festojnë 8 Dhjetorin e 2021…), Strazo e co? Kurrën e kurrës. Jo pa qëllim nuk e përmenda “kryetarin” se do rrotulloheshin në varr Enveri, bashkë me Ramizin dhe Byronë Politike…

                  Lini një Përgjigje