TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Maj 2025, 17:06

Sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë Fasllinjtë dhe Faslleshat!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të

Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 votues të lirë do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar e as kam fluturuar si shumë delirantë politikë që ëndërronin se do t’i votonin qytetarët pse i mbështesnin pseudo-kryetarët...

Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ, shkuam 7289 vota dhe numri 3 nga lista e PD ose numri 4 me gjithë Partinë e Lirisë në listë.

Deri më 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura, edhe pse Faslliu nuk e beson.

Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 votues të lirë do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar e as kam fluturuar si shumë delirantë politikë që ëndërronin se do t’i votonin qytetarët pse i mbështesnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë që vegjetojnë si demek “kryetarë”.

Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me qytetarët, pa vd cool dhe pa pirë kafe me asnjë “udhëheqës”, me “paparac” nga pas që t’u përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqësi” vdes për mua.

Ehhhhh sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë Fasllinjtë dhe Faslleshat që mashtrojnë sikur dinë shumë e dinë çdo gjë.

Lini një Përgjigje