Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku shtetasi me inicialet B. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.
"Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje