TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shtator 2025, 16:49

Aksident në aksin Lushnje-Çermë/ Fuoristrada përfundon në oborrin e një banese, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Lushnje-Çermë/ Fuoristrada përfundon

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Çermë në afërsi të fshatit Dushk. Mësohet se një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat përgjatë autostradës.

Raportohet se çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person.

 

Lini një Përgjigje