TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2026, 11:58

Detaje nga Call Center-at në Tiranë, SPAK zbulon portofolet e kriptomonedhave

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga Call Center-at në Tiranë, SPAK zbulon portofolet e

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK prej mbrëmjes së djeshme në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Gjatë kontrollit të disa call center-ave të dyshuar për mashtrim, janë arrestuar 10 persona në Tiranë, mes tyre edhe një shtetas italian.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se, gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar portofole kriptomonedhash.

Më herët, u raportua se gjatë aksionit në disa zyra “call center” në Tiranë u arrestuan 10 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy pronarë të këtyre bizneseve.

Mësohet se hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, 17 janar, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.

Lini një Përgjigje