TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 13:33

Dy pushues nga Kosova humbin jetën në plazhin e Velipojës

Shkruar nga Pamfleti

Dy pushues nga Kosova humbin jetën në plazhin e Velipojës

Dy pushues nga Kosova kanë humbur jetën në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme. Sipas policisë, njëri nga pushuesit humbi jetën sapo ka dalë nga deti, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.

Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje