TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 15:16

E rëndë në Elbasan, sanitarja ndërron jetë brenda ambienteve të shkollës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Elbasan, sanitarja ndërron jetë brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Përparim të Elbasanit, pasi në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62 vjeçe, e cila punonte si sanitare në këtë institucion arsimor.

Sipas informacioneve të shpërndara këtë të martë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lini një Përgjigje