TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2024, 10:24

E rëndë në Tiranë! I mituri plagos dy 17-vjeçarë me thikë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë! I mituri plagos dy 17-vjeçarë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë pas një sherri mes adoleshentësh.

Për motive ende të paqarta, një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje