TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2026, 22:21

Irani shënjestron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do jeni bashkëfajtorë lufte! 

Shkruar nga Pamfleti
Irani shënjestron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të
Esmaeil Baghaei

Irani i ka drejtuar një paralajmërim Bullgarisë, duke i kërkuar të mos lejojë përdorimin e territorit të saj për operacione ushtarake amerikane kundër Teheranit. Sipas autoriteteve iraniane, një vendim i tillë do ta bënte Sofjen përgjegjëse për pjesëmarrje në atë që e cilësojnë si "agresion" dhe "krime lufte".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, reagoi pas raportimeve se qeveria bullgare po shqyrton një kërkesë të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e avionëve ushtarakë në Bazën Ajrore Bezmer, në mbështetje të operacioneve kundër Iranit.

Në një deklaratë për agjencinë shtetërore iraniane IRNA, Baghaei u shpreh se sulmet amerikane ndaj Iranit përbëjnë, sipas Teheranit, një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

"Çdo pjesëmarrje ose bashkëpunim në përgatitjen ose kryerjen e këtyre sulmeve të paligjshme do të përbënte bashkëfajësi në krimin e agresionit dhe krimeve të luftës", deklaroi ai.

Zyrtari iranian tha gjithashtu se është i habitur që autoritetet bullgare po shqyrtojnë një kërkesë të tillë, duke argumentuar se edhe vetë diskutimi për mbështetjen e operacioneve ushtarake bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Bullgarisë dhe me parimin e respektimit të sovranitetit të shteteve.

Duke iu referuar Rezolutës 3314 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për përkufizimin e agresionit, Baghaei theksoi se vënia në dispozicion e territorit të një shteti për t'u përdorur nga një shtet tjetër për të sulmuar një vend të tretë konsiderohet akt agresioni.

Në fund të deklaratës, ai i bëri thirrje Parlamentit bullgar të mos miratojë përdorimin e territorit ose të bazave ushtarake të vendit nga forcat amerikane.

"Irani nuk do të hezitojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e tij kombëtare dhe çdo palë që merr pjesë në agresionin ushtarak kundër vendit duhet të pranojë përgjegjësinë për pasojat", deklaroi Baghaei.

irani paralajmeron bullgarine

1 Komente

  1. T
    Tony

    Irani tani me duket se po firmos zhdukjen e kesaj ish perandorie qe donte te pushtonte Ilirine e Europen. Irani, ish Persia qe ngordhja si perandori i erdhi nga Iliriani, Aleksandri i Madh dhe nga tani nga USA e krijuar nga Geroge Washington i biri i nenes Ilire. Ah moj bote, bote jallane1

    Lini një Përgjigje