TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2024, 14:14

Atentati në Athinë; kush është Edi Lolo që u plagos me plumb në kokë sapo u kthye nga Dubai?

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Athinë; kush është Edi Lolo që u plagos me
Pamjet nga vendngjarja ku ndodhi atentati

Hetuesit besojnë se kthimi i tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival që donte ta eliminonte.

Dy shqiptarë ranë pre e një atentati mafioz rreth orës 13:00 të 15 dhjetorit në Athinë. Njëri prej tyre vdiq pasi u qëllua me plumb në kokë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella, 47-vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo.

Teksa viktima u tha se ishte biznesmen, për  46-vjeçarin që u identifikua si Edi Lolo që ka mbetur i plagosur nuk u dha asnjë informacion kush ishte.

Sipas burimeve të 'Pamfletit', Edi Lolo rezulton të jetë Edmond Hysa, një person i fuqishëm me origjinë nga Burreli.

46-vjeçari Hysa që sapo ishte kthyer nga Dubai, u qëllua me plumb në kokë dhe bark në atentatin e djeshëm.

Sipas mediave në Greqi atentati ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në veri të Athinës.

Hetuesit besojnë se kthimi i tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival që donte ta eliminonte.

Nuk dihet ende se kush ka qenë objektiv i atentatit, pasi edhe Irakli Davella rezulton i përfshirë në një grup kriminal shqiptaro-grek, i cili prej vitesh vepronte në Athinë dhe drejtohej nga të ashtuquajturit “kumbarë të natës”.

Tre prej pjesëtarëve të grupit ku bënte pjesë më parë Davella, rezultojnë të ekzekutuar më parë e disa të arrestuar. Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009.

Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Sipas burimeve policore greke atentati është cilësuar si “profesional”, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm tre gëzhoja.

Mediet vendase bëjnë me dije se autoritetet greke gjithashtu kanë kontaktuar autoritetet shqiptare për informacion, teksa hetimet vijojnë./ Pamfleti

 

 irakli davella edi lolo edmond hysa

Lini një Përgjigje