TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2023, 17:45

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

39-vjeçari, Gjergji Lazaj, është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Mediat e huaja raportojnë se autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2017, për kapjen e tij.

Lazaj u kap në një hotel, ku ishte duke pushuar së bashku me disa turistë të tjerë. Autoritetet italiane arritën të identifikonin shqiptarin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij.

Sakaq pritet ekstradimi i tij drejt Francës.

arrestim itali shqiptari trafik droge

Lini një Përgjigje