TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 14:20

Ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 'i forti' në Mat

Shkruar nga Pamfleti

Ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe trafik droge,

Një 55-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Matin, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit me inicialet N.C., banues në fshatin Stojan, Mat.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka vendosur ndaj 55-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stojani”, ky shtetas në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis, në fshatin Stojan të sekuestruar ditën e operacionit nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

mat arrestohet 55-vjeçari

Lini një Përgjigje