Kronike 6 Mars 2023, 13:07

Ishte objektivi i katërt i Dan Hutrës, flet Rrahman Sela: Nuk i kam hak as hile, të atin ia vrau nipi!

Shkruar nga Pamfleti
Ishte objektivi i katërt i Dan Hutrës, flet Rrahman Sela: Nuk i kam

Rrahman Sela, shënjestra e katërt e Dan Hutrës është shprehur se familja e tij dhe e autorit të masakrës kanë jetuar shumë afër me njëri-tjetrin dhe njiheshin. Sela tha se Hutra e ka akuzuar kot, pasi nuk ka lidhje në vrasjen e babait të tij.

Kemi jetuar në Durrës së bashku të dy familjet, e njoh Danin, madje e kam lënë atë kur ishte 12 vjeç. Ne si familje dhe ata u larguan sepse vendi ku jetonim kishte shumë ujë, por në familjen e tij shkonim dhe vinim me njeri tjetrin, nuk kemi pasur kurrë konflikte, madje babain e tij e njihnim si unë si vëllai pasi ata jetonin në shtëpinë e vëllait tim. Madje kur e vranë babain e tij është vrarë në oborr dhe vëllai im e ka marrë e ka larë trupin e ka bërë gati. Ne s’kemi pasur kurrë probleme e as konflikte madje as akuza, pasi policia asaj kohe ka ardhur dhe ka investiguar, babain e tij e vrau nipi është një vrasje bam-bam. Nuk kam çfarë të them për këtë, por unë asaj kohe nuk më është gjetur asnjë send asnjë gjë. Unë si jap dot shpjegim kësaj gjëje, e kam lënë 12 vjeç, atëherë ishte 97 dhe armë kishin të gjithë, unë s’kam pasur kurrë konflikt, ai është qëlluar dhe ka vdekur në vend. Ne ishim afër qëndruam 40 ditë në Hasë, vëllai im është kujdesur për trupin. Dan Hutra e di shtëpinë time ai është psikopat dhe s’ka asgjë me mua. Ai ka pas bërë një vrasje, vrau gruan e vet dhe u largua nga këtu, familjarët e tij u larguan në Greqi. Unë si kam as hak as hile. Jam akuzuar kot, s’jam akuzuar asaj kohe as kam dëshmuar. Vrasjen e babait të tij e ka bërë nipi i tij. Jam shumë i qetë s’kam faj”, tha ai.

Dinamika e ngjarjes

Mesditën e së mërkurës së 1 marsit në orën 12:15 duke i dhënë një makine “Benz” të zi me targë AA 531 UK, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit” dhe ka plagosur me thikë ish të dashurën e tij Marjana Gurakuqi. Kjo e fundit nuk denoncoi paraprakisht në polici, çka pasoi edhe vrasjet e pandalura të Hutrës.

Më pas, me nxitim dhe me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra është nisur drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe. Vrasësi i pandalur është futur brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tyre pa menduar se kë merr para. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë.

Masakra ka vijuar edhe më tej. Ky vrasës i rrezikshëm i arratisur me makinën Benz të zi dhe armët e krimit në të, u drejtua drejt Kamzës, aty ku qëlloi me të paktën 3 plumba një tjetër vajzë, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Ishte vëllai i saj Vladimir Kurti që sqaroi në një telefonatë nga qelia, ka treguar se ka pasur një debat të ashpër me Dan Hutrën teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg, madje e kishte kërcënuar herë pas here se do i vriste motrën. Dan Hutra u kap 7 orë pas masakrës në zonën e Landfillit të Sharrës.

masakra e dan hutres