TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2024, 19:50

“Më tradhtonte me shokun tim", rrëfehet 39-vjeçari shqiptar që masakroi bashkëshorten në Greqi!

Shkruar nga Pamfleti

“Më tradhtonte me shokun tim", rrëfehet 39-vjeçari

Xhelozia dhe dyshimet për tradhti kanë shkaktuar një tjetër krim makabër mes një çifti shqiptarësh në Greqi. 39-vjeçari i cili u raportua se vrau bashkëshorten 1 javë më parë dhe e la atë në bodrumin e banesës për disa ditë, ka deklaruar se e ka vrarë të shoqen për shkaqe xhelozie.

Ai ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte me një person nga rrethi i tij shoqëror.

Kujtojmë se shqiptari e kreu krimin rreth një javë më parë, por vetëm sot ka njoftuar vetë policinë dhe ka dëshmuar atë që ka bërë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

Autori dhe viktima ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë nga ngjarja.

Lini një Përgjigje