Kronike25 Mars 2023, 09:30

Me valixhe me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Me valixhe me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen 3 të rinj

Tre të rinj janë vënë në pranga pasi tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi. Ndërkohë janë sekuestruar 17 kilogramë cannabis sativa. Të arrestuarit janë Klevis Gurraj, 20 vjeç, Jozef Kaçaj, 19 vjeç dhe Enes Osmani, 22 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 17 kilogramëdhe tre aparate celuluare.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe tre aparate celuluare. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);

J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);

E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).”-njofton policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.