
Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një grua u gjet e pajetë në banesë. Ajo ka plagë me thikë në trup dhe dyshohet se autor mund të jetë partneri i saj. Ata kishin marrë një banesë me qira afro 10 ditë më parë.
Ndërkohë dyshohet se e reja afro 30-vjeç është me shtetësi gjermane, por dyshohet me kombësi nga Lindja e Mesme, pasi vetë pronari i banesës ka thënë se i ka dëgjuar të flisnin gjuhën arabe. E reja ka qenë e mbuluar me ferexhe.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.
Vetë partneri i saj, ka marrë me vete të gjitha të dhënat identifikuese, ndërkohë që policia ka nisur kontrollet dhe verifikimet për të zbuluar identitetin e tij.
Lini një Përgjigje