TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2025, 12:18

“O vlla duhen 10 viktima, po na erdhi ky Rama”, zbardhen mesazhet mes Rrumit mes Avdylajve

Shkruar nga Pamfleti

“O vlla duhen 10 viktima, po na erdhi ky Rama”, zbardhen mesazhet

Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylit që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Edmond Koci i njohur si Mond Çekiçi.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datë 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Në këtë bisedë, Rrumi i shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Ceik dhe në fund Plarent Dervishaj.

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit….. të tjeret pastaj janë pasiva….. të parencishëm”, shkruan Aleksandër Llaho.

Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo është s’ta fut njeri ty për terren… E për men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. i bim direct….. Ai e don… Vetëm venose ti”..

Rrumi i shkruan të heqin Edmond Çekicin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbëjm dot shumë dome…se do na fiki…”. Në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.

Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite që e mora vesh”.

Në vijim thotë, SPAK, Rrumi i ofron Avdylit në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet.

SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë tjetërsimi pronash në bregdet. Në grup bënin pjesë edhe vëllai i tij Vullnet Muca, shoferi Agron Bejdolli si dhe Vlash Brahja. SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut për motive hakmarrje të urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli. Në vrasje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Enea Kume vëllai i deputetit socialist Loer Kume.  /Balkanweb/

1 Komente

  1. E
    Engjelli

    Ky esht llogari pa hanxhi mjafton te nxjeresh muskujt dhe te rrin gatitu te gjith keta palo kuadro patronaxhista kjo drejtesi qe i mban syt mbyllur biles u del ne mbrontje Mjer taksat tona mjer ne mekataret qe vuajm kete llon siste.mi Paskemi ler per te vuajtur

    Lini një Përgjigje