
Shoku i të plagosurit në Fier nga i dashuri i gruas, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
Ai tregoi se miku i tij Gledi nuk i kishte folur për problemet që kishte pasur me bashkëshorten. Sipas tij, atë ditë, djali i çiftit i kishte thënë të afrohej “sepse kishte sherr” dhe kishte gjetur Gledin të mbuluar me gjak.
“Ditën e ngjarjes unë isha nisur për tek spitali i Fierit , sepse kisha disa vizita tek të afërmit e mi. Përpara shkova tek lokali dhe pashë djalin dhe e përqafova. Pasi mori telefonatën nga nëna e tij , ai doli nga lokali dhe Gledi shkoi pas tij.
Ai erdhi me vrap dhe më tha “Shpejt se ato të dy po zihen. Kur shkova, pashë Gledin në gjak, por nuk e kuptova se ishte qëlluar me armë. Lajmërova patrullën e policisë që ishte në qarkullim dhe e dërgova në spital. Gledi nuk konsumonte alkool dhe nuk ishte shprehur për problemet që kishte me ish-bashkëshorten”, tha shoku i të plagosurit për “News 24”.
Gjendja e 40-vjeçarit të plagosur është e rëndë dhe ndodhet në intubim tek Trauma.
Lini një Përgjigje