TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 07:52

Plas grushti pas aksidentit në Vlorë, një amerikan përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Plas grushti pas aksidentit në Vlorë, një amerikan përfundon

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Uniformat blu bëjnë me dije se një taksi dhe një biçikletë janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën ‘Dhimitër Konomi’, në vendin e quajtur Palazinë.

Shoferi i cili po drejtonte taksi është identifikuar si Adriatik Lame, ndërsa drejtuesi i biçikletës një shtetas amerikan i identifikuar si Alex Shower. Si pasojë e përplasjes ky i fundit përfundoi në spital. Pas ndihmës mjekësore 30-vjeçari u largua nga ambientet e spitalit.

Ndërkohë, mësohet se pas aksidentit, disa persona të tjerë janë konfliktuar me njërin tjetrin duke u rrahur me grushte dhe shkelma. Është dashur ndërhyrja e efektivëve që sherri mos të agravonte më tej.

Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për të sqaruar rrethanat e sherrit dhe për të marrë deklaratat përkatëse në komisariat. 

“Më datë 15.07.2025, rreth orës 21:10, në rrugën “Dhimitër Konomi”, në vendin e quajtur Palazinë, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti dhe një biçiklete.

Në aksident është përfshirë mjeti me targë AE840T, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Lame, lindur më 10.05.1967, si dhe shtetasi amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë.

Shtetasi amerikan u transportua me urgjencë nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë kryer veprimet procedurale nga Oficerët e Policisë Gjyqësore. Sipas të dhënave paraprake, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit rezultoi negativ: 0.000 mg/”, njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje