TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 09:26

Plas sherri mes tre personave në Vlorë, plagoset me thikë 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri mes tre personave në Vlorë, plagoset me thikë
Dy persona plagosin 39-vjeçarin në Vlorë

Një 39-vjeçar është plagosur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Vlorë.

I plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic pas një konflikti me Damiano Selimaj, 22-vjeç dhe Geraldo Prençi, 26-vjeç.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët janë shoqëruar në polici. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

plagoset me thikë 39-vjeçari në vlorë

Lini një Përgjigje