TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2025, 11:59

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj;
Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin kokainë në doza në zona të ndryshme të qytetit të Pogradecit. 

Ndërkohë në kërkim blutë kanë shpallur edhe bashkëpunëtorin e tyre 20 vjeçar.

Në pranga ranë shtetasit Emanuel Andoni, Andi Shuli dhe Dario Alinj.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Portions’, u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

"Në vijim të punës për godtijen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Portions”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit: 

 E. A., 29 vjeç, D. A., 18 vjeç, A. Sh., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në Pogradec.

Shtetasi A. Sh. u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi kokaine.Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. G., 20 vjeç. Nga hetimet dyshohet se këta 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë shitur lëndë narkotike kokainë, në doza, në qytetin e Pogradecit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje