
Një tjetër sherr i përgjakshëm është shënuar në një nga burgjet e Greqisë.
Pas përleshjes në Nigrita Serres ku dy të burgosur shqiptarë plagosën dy të dënuar të tjerë, një tjetër ngjarje është shënuar në Burgun e Domokos.
Një 41-vjeçar shqiptar ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë pas një sherri me thikë me të burgosur të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mes 41-vjeçarit shqiptar, 32-vjeçarit sirian dhe një 30-vjeçari algjerian.
32-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë, ndërsa dy të tjerët kanë goditur me grushte e shkelma.
Mësohet se 41-vjeçari është plagosur me thikë në kokë.
Pas përleshjes, u bë një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku ndodhi sherri, ndërsa gjetën një thikë metalike, një thikë të improvizuar dhe një mjet tjetër të mprehtë të improvizuar.
Oficerët e burgut sekuestruan armët e ftohta, ndërsa të arrestuarit akuzohen për shkelje të ligjit, për mbajtjen e armëve të ftohta dhe plagosje me dashje.
Lini një Përgjigje