
Një 30-vjeçar humbi jetën pasi u hodh nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Qytetit Studenti” në Tiranë, ndërsa i riu, ende i paidentifikuar, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
“Në “Qytet Studenti”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Lini një Përgjigje