
Arti shqiptar humbi sopranon e njohur Luiza Çako Papa. Artistja ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare!
Luiza Çako është bashkëshortja e legjendës së muzikës operistike Gaqo Çako dhe gjithashtu nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako.
Soparoja ka lënë pas një karrierë të pasur dhe të gjatë artistike me vepra e interpretime që do të mbeten gjithmonë shenjë në artin shqiptar.
Luiza Çako shquhej për talentin e rrallë, për përkushtimin e saj në skenë dhe për kontributin e vyer që i ka dhënë artit në vend.
Ndarja e saj nga jeta lë një boshllëk të madh në artin shqiptar e më shumë në skenën operistike, ndërsa trashëgimia e Luiza Çakos do të jetë frymëzim për gjeneratat pasardhëse.

A ka Ministria e Kultures sektor qe mbledh nga arkivat punën e vepren e artisteve Të medhenj? Atyre qe lene gjurme me vlerë Se degjojme qe nderohet njeri me pak numra, se mund te jete perfshire me pas ne politik, po jo dikush tjeter qe ka dyfish me shume, po nuk kishte kete politiken ne biografi