Kulture31 Korrik 2023, 13:29

Dikur u quajt ‘Porti i Edës’, Saranda mbajti emrin e vajzës së Musolinit për një periudhë kohe

Shkruar nga Pamfleti

Dikur u quajt ‘Porti i Edës’, Saranda mbajti emrin e

Arkivi Shtetëror ka kujtuar faktin se Saranda pati një kohë – në periudhën italiane – një emër vajze. U quajt “Porto Edda”.

“Me vendim qeverie të vitit 1939, për nder të vajzës së Musolinit, Saranda u pagëzua me emrin ‘Porto Edda’. Falë ruajtjes së kujdesshme, e kaluara e qytetit materializohet në arkitekturën e bukur mesjetare dhe në monumentet antike historike”, shkruan Arkivi vetëm dy fjali për këtë aspekt të veçantë të së kaluarës së një qyteti, i cili është i gjithi mbi rrënoja antike.

Origjina e emrit: Vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve (Ágii Saránda në greqisht),(Santi Quaranta në italisht).

Emra të mëparshëm: Onhezmi ose Porto Edda për nder të vajzës së Benito Musolinit.

Themeluar: Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane.

Objektet kryesore: Kalaja e Butrintit, kalaja e Lëkursit.

Karakteristika: Është cilësuar si riviera shqiptare.

Dikur u quajt ‘Porti i Edës’, Saranda mbajti emrin e

vajza e musolinit saranda