TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES11 Shtator 2025, 11:11

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit, kërkon ndryshimin e Kushtetutës

Shkruar nga Pamfleti
8 MUAJ ME PARE

Rama mbyll Asamblenë e Partisë Socialiste: Na priftë e mbara të gjithëve!

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Pas mbi 2 orësh fjalim, kryeministri Rama ka mbyllur Asamblenë e Partisë Socialiste.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama u është drejtuar ministrave duke iu uruar suksese. “Na priftë e mbara të gjithëve!”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama zbuloi sot emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kreu i qeverisë ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqëëisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni  - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

8 MUAJ ME PARE

E krijuar nga Inteligjenca Artificiale/ "Diella", ministrja më e veçantë në Qeverinë Rama

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Diella do të jetë anëtare e Qeverisë së re të Edi Ramës në mandatin e katërt rradhazi qeveritar.

Ndërsa paraqiti emrat e ministrave, Kryeministri tha se pjesë do të jetë edhe Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Rama tha se ajo do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.

Kjo është hera e parë që një Qeveri në Shqipëri ka në përbërjen e saj një ministre të krijuar nga IA.

 

8 MUAJ ME PARE

Shkarkohet Arbjan Mazniku, Ervin Demo emërohet Ministër për Pushtetin Vendor

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si ministër për Pushtetin Vendor është zgjedhur Ervin Demo, duke marrë stafetën nga Arbjan Mazniku.

Rama tha se ish-kryebashkiaku i Beratit është njeriu i duhur për këtë detyrë duke konsideruar punën e tij në drejtimin e punëve të bashkisë.

Ndërsa, Arbjan Mazniku do të marrë drejtimin e Komisionit për Reformën Territoriale 2.0, një nismë e re për rishikimin dhe përmirësimin e ndarjes administrative dhe funksionimit të pushtetit vendor në përputhje me nevojat aktuale të zhvillimit.

8 MUAJ ME PARE

Kryetari i Bashkisë Cërrik, Andis Salla emërohet Ministër i Bujqësisë

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë.

Në fjalën e tij Rama vlerësoi kontributin e Andi Sallës në bashkinë e Cërrikut.

“Kam vendosur t’ia besoj një të riu nga një provincë më ka lënë mbresë me përkushtimin e tij me mjete financiare modeste ka provuar me shembuj konkrete që jo vetëm e kupton, por e ndjen fshatin duke kërkuar me sukses financime nga donatorë. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut do të jetë Ministri i ri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural. E di që kjo që po i besoj është një sfidë. Unë besoj që të rinjtë fjalëpak kanë të drejtë të vihen në prova të forta dhe të besojnë që puna këmbëngulëse të sjell mundësinë të ngjitesh në karrierë”, u shpreh Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama emëron Sofjan Jaupajn ministër Mjedisi

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Ministria e Mjedisit do të jetë nën kontrollin e Sofjan Jaupajt.

Kryeministri Edi Rama i ka besuar Jaupajt një ministri që rikthehet si portofol. Më tej, kryeministri vlerësoi figurën e Jaupajt.

“Sofjani është ndër shqiptarët më të apasionuar të Mjedisit. I ka ngjitur shkallët një nga një, i përkushtuar, duke ngjitur shkallët e karrierës dhe tani të jetë në një provë zjarri, në momentin kur Shqipëria ka nevojë të rigjenerohet dhe mbrohet”, tha Rama.

Ai theksoi se tani më shumë se kurrë vendi ka nevojë për reformën mjedisore, duke iu referuar edhe turizmit, por edhe problematikat si zjarret verore.

 

8 MUAJ ME PARE

Kabineti i ri/ Besfort Lamallari emërohet ministri i ri i Drejtësisë

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Besfort Lamallari

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar!  Në fjalën e tij Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

Kabineti i ri Qeveritar

Zv.kryeministre – Belinda Balluku

Ministre e Infrastruktrës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministria e Punëve të Brendshme – Albana Koçiu (Për herë të parë një grua)

Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali


Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministria e Financave – Petrit Malaj

Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministria e Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit- Delina Ibrahimi

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

8 MUAJ ME PARE

Rama zgjedh ministren e Shëndetësisë, Evis Sala merr detyrën e re

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama po prezanton qeverinë e re për mandatin e katërt në krye të vendit.

Rama tha se Evis Sala do të mbajë tashmë detyrën e ministres së Shëndetësisë. Ai theksoi gjithashtu se, Sala ka një CV të pasur që e bën të përshtatshme për këtë detyrë të rëndësishme në qeveri.

8 MUAJ ME PARE

Rama publikon përbërjen e qeverisë së re, emrat që surprizojnë në mandatin e 4-t

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Kabineti "Rama 4"

Për herë të parë Ministrinë e Brendshme do e drejtojë një grua, ndërsa Rama ka konfirmuar në detyra duke i ndryshuar pozicionet disa prej ministrave aktualë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik përbërjen e qeverisë së re, duke i besuar Belinda Ballukut sërish pozicionin e zv.Kryeministres dhe ministers së Instrafstrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë Ministrinë e Brendshme, për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ia ka besuar një gruaje. Bëhet fjalë për Albana Koçiun, për të cilën Rama tha se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lidhje vetëm me Policinë e Shtetit, por edhe me sistemin e adresave, apo zjarrfikësit, që sot marrin vetëm thërrimet.  

Në këtë mënyrë Koçiu ka kaluar nga ministria e Shëndetësisë në një dikaster edhe më të rëndësishëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Diplomacinë ose Ministrinë e Punëve të Jashtme do e drejtojë Elisa Spiropalin, e cila nga Kryetare e Kuvendit, do të rikthehet në Qeveri, por me një nga pozicionet më të rëndësishme dhe më kyçe.

Petrit Malaj është rikonfirmuar në postin e ministrit të Financave, sikundër edhe Blendi Gonxhe që do të vijojë të mbetet në pozicionin e ministrit. Ai do të jetë ministër i Kulturës dhe Turizmit, pozicion që më parë e mbante Mirela Kumbaro. Kjo e fundit do të vijojë të mbetet sërish në kabinetin qeveritar, duke drejtuar Ministrinë e Arsimit.

Ministër i Mjedisisit është emëruar Sofjan Jaupaj, që u cilësua si një nga shqiptarët më të shquar të mjedisit.

Elis Sala është zgjedhur si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. Ndërkohë Delina Ibraimaj është zgjedhur si ministre e re e Inovacionit dhe Ekonomisë.

Pjesë e Qeverisë së re nuk do të jetë më Ulsi Manja, ndërsa pozicionin e ministrit të Drejtësisë e merr Besfort Lamallari, i cili ka qenë zv.ministër i Brendshëm. 

Ministrinë e Mbrojtjes do e drejtojë Pirro Vëngu, që rikonfirmohet në këtë detyrë.

Ndërkohë Andis Salla do të marrë drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Salla ka drejtuar Bashkinë e Cërrikut. Arbian Mazniku nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, ndërsa Ervin Demo do të jetë ministri i ri i Pushtetit Vendor.

Toni Gogu ka marrë besimin e Edi Ramës për të qenë ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin. 

Pirderi dhe Dhuka janë rikonfirmuar nga Edi Rama në postet ministrore që mbanin, ndërsa Kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet dhe elozhet për dy bashkëpunëtoret e tij që i quajti "brukselistet", referuar lidhjeve të tyre profesionale me Brukselin, kryeqytetin e BE-së. 

Përbërja e Qeverisë së re

Kryeministër Edi Rama

Zv.Kryeministre Belinda Balluku, kontributi i së cilës ka folur vetë. Do të drejtojë edhe ministrinë  e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministër i Punëve të Brendshme Albana Koçiu

Ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropalin

Ministër Mjedisi Sofjan Jaupaj

Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja

Ministër i Arsimit Mirela Kumbaro

Ministër i Financave Petrit Malaj

Ministër i Shëndetësisë Elis Sala

Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibraimaj

Ministër i Drejtësisë Besfort Lamallari

Ministria e Mbrojtjes Pirro Vëngu

Ministër i Bujqësisë Andis Salla 

Ministria e Pushtetit Vendor Ervin Demo 

Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin Toni Gogu

Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin Adea Pirdeni

Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka

8 MUAJ ME PARE

Kabineti i ri/ Rama nuk e lëshon Mirela Kumbaron, nga Turizmi e dërgon te Arsimi

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Mirela Kumbaro

Kryeministri Edi Rama po prezanton emrat e qeverisë së re socialiste, që është në mandatin e katërt qeverisës radhazi.

Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që ka.

Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë Rama tha se do të emërohet një grua. Problematikat, që sipas Ramës duhet të zgjidhen nga Ministria e Brendshme, janë adresat e banesave dhe sistemi i paprambetur i zjarrfikësve.

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

8 MUAJ ME PARE

Rama shkarkon Ervin Hoxhën nga Ministria e Brendshme: Nuk duhet të jetë vetëm ministër policie

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama, ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxhën dhe ka lajmëruar se do të drejtohet për herë të parë nga një grua, nga Albana Koçiu.

Ai theksoi se ministrja e Brendshme duhet të ngrihet në lartësi të re ndërsa shtoi se ministri i brendshëm nuk duhet të jetë vetëm ministër policie.

Kujtojmë se Ervin Hoxha u zgjodh deputet në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit. Ai garonte në kryeqytet në listë të hapur.

“Ministrja e Brendshme duhet të ngrihet në lartësi të re dhe do drejtohet për herë të parë nga një grua.

Fokusimi i ministrave të Brendshëm te Policia dhe punët e brendshme, ne sot në kaq vite jemi i vetmi vend pa sistem modern funksional adresash në botë dhe jo në rajon. Ministri i brendshëm nuk duhet të jetë vetëm police. Ku nuk kemi adresa, por kemi “te Pallati me shigjeta”.

Nuk kemi sistem zjarrfikësish, e kjo ndodh sepse janë lënë të gjitha gjërat në rrugë dytësore. Problemi tjetër janë zjarret, që kanë dalë gjithandej dhe kanë ardhur edhe tek ne. Ndodh natyrshëm kur Policia ishte si çeta e ministrit të Brendshëm kur kishte 100 vrasje e kusur në ditë dhe kjo ishte e natyrshme. Ose kur policëve u mbaronte karburanti rrugëve dhe kur ministrat bënin policët.

Ose prefekturat, vizat dhe lejet e qëndrimit, vizat e punës, komuniteti. Sipërmarrjet që kërkojnë leje qëndrimi për punë nga MB. Një punëtor për ta ardhur nga larg e për të punuar këtu, duhet të shkonte në Malajzi e ta shihte atë personin tonë atje sy më sy për lejen e punës. Policia private rri me armë me vete, Policia Shkencore, s’ka lidhje me uniformat. Ose parqet e kthyera në varreza me prova policie që nga 1991.

Duam të bëjmë një park në Shkodër për fëmijët me Benetin dhe atje është varrezë makinash. Për të mos folur për kontrollin e territorit dhe administratën publike dhe janë të gjitha punë të brendshme dhe të dorës së parë. Dhe nuk duhet të mbeten në dorën e shefave të përgjumur që shfaqen vetëm kur shfaqet ndonjë oportunitet”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Elisa Spiropali lë Kuvendin, merr drejtimin e Ministrisë së Jashtme

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama ka emëruar në krye të Ministrisë së Jashtme, Elisa Spiropalin.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër. Një zonë orare e ndryshme nga ora e Shqipërisë. Shërbimi i jashtëm është një trup i cili në tërësinë e vet ec  me xhiro të ngadalësuara dhe nuk jep dot atë që pritet prej tij. Prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese. Duhet që ta çojmë në maksimum diplomacinë shqiptare. Në krye do të jetë një person me një veçori të spikatur për të mos iu mbyllur goja, Elisa Spiropali”, tha Rama.

 

 

 

8 MUAJ ME PARE

Mandati 4, Ministria e Brendshme do të drejtohet nga Albana Koçiu

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama po prezanton emrat e qeverisë së re socialiste, që është në mandatin e katërt qeverisës radhazi.

Në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë Rama tha se do të emërohet një grua, duke vendosur Albana Koçiun.  

Albana Koçiku ishte ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa ka zëvendësuar Ervin Hoxhën. Vendimi u bë publik nga kryeministri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Problematikat, që sipas Ramës duhet të zgjidhen nga Ministria e Brendshme, janë adresat e banesave dhe sistemi i paprambetur i zjarrfikësve.

8 MUAJ ME PARE

Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre, do të mbajë edhe ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Belinda Ballukun si zv.Kryeministre

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Belinda Ballukun si zv.kryeministre.

Ajo gjithashtu do të mbajë edhe ministrinë e Infrastrukturës

 

8 MUAJ ME PARE

Nepotizmit në administratë, Rama kujtohet në mandatin e 4: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur!

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me fenomenin e nepotizmit, duke e cilësuar atë si një nga problemet më të mprehta që dëmton integritetin e administratës publike dhe besimin e qytetarëve.

"Familjarët na mbështesin pa kushte. Në sytë e mi, ata i bën heronj që më kanë në shtëpi dhe më përballojnë, por e kanë bërë vetë edhe udhëheqjen e opozitës brenda shtëpisë. Se kur vjen puna te vendimmarrjet tona, familjarët nuk mund të kërkojnë avantazhe nga pushteti ynë. Jo vetëm në raport me qindra mijëra anëtarë e mbështetës të kësaj familje të madhe, por as në raport me çdo njeri të këtij vendi, që duhet të vlerësohet sipas meritës, jo sipas mbiemrit të tij apo vjehrrit, jo sipas interesit personal të deputetëve që bëjnë qoka në mënyrat më të papërgjegjshme për të sistemuar njërin apo tjetrin, pa e ditur ca pasojash ka sistemi i të paaftëve dhe dallkaukëve. Pa e ditur që ato qoka janë thikë pas shpine për ato gjyshër që zgjodhën herët në mëngjes të voto0sh PS. E di që të zbusësh nepotizmin, është si ti hysh një rrjetet më të shpifur se të merimangave, por ne duhet t’i hyjnë kësaj rrugë.

Kush jemi ne që i privojmë qytetarët nga kërkesat e tyre legjitime në këmbim të besimit që na kanë dhënë. Kush është bërë deputet për të sistemuar në punë shteti familjarët, nuk do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar. Komisioni i etikës do të bëjë pikërisht këtë. Ose të lërë mandatit tu japë mundësi familjarëve të tregojnë veten në punët e shtetit.", tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama porosi socialistëve: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050!

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Edi Rama

PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë.

Është ky mesazhi që Edi Rama u ka dhënë socialistëve sot në Asamblenë e PS.

Sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050

“Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër”. 

Kryeministri Edi Rama gjithashtu  propozoi reformim të komisioneve parlamentare në funksion siç u shpreh të integrimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, Rama prezantoi 11 komisionet e përhershme të legjislaturës së re nga të cilat 7 do të drejtohen nga shumica dhe 4 nga opozita.

Kryeministri pritet të shpallë qeverinë e re, ndërsa po mban fjalimin ne Asamblenë e PS. Rama porosi Këshillit Bashkiak për ti hapur rrugën zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Rama: Ti japim besimin Ogerta Manastirliut 

"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e  Bashkisë Tiranë”, tha Rama. 

 

8 MUAJ ME PARE

Rama emëroi Niko Peleshin kryetari i ri i Parlamentit, shikoni reagimin e Elisa Spiropalit

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrin e kryetari të ri të parlamentit. Ai do të jetë Niko Peleshi, që do të marrë postin që aktualisht e drejton Elisa Spiropali.

Sipas Ramës, Niko Peleshi është profili i duhur, ndërkohë që kamerat e fokusuan mbi Elisa Spiropalin.

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Nënkryetare e Parlamentit do të jetë, Klodiana Spahiu, deputetja e Durrësit.

Ndërkohë që Taulant Balla do të rikthehet si kryetar i Grupit të PS-së.

Edi Rama: Niko Pelshi  është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë.

8 MUAJ ME PARE

Rama rikthen Taulant Ballën si kryetar të Grupit Parlamentar të PS

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS.

Emri i zgjedhur nga Rama është Taulant Balla. Socialisti rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.

“Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur", theksoi Rama.

Kryeminstri ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.



 

 

 

 

 

8 MUAJ ME PARE

Largon Elisa Spiropalin, Rama emëron Niko Peleshin si Kryetarin e ri të Kuvendit

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Rama tha se Peleshi ka eksperiencën e duhur për të drejtuar Kuvendin

Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e re. Vendimi u bë publik nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Rama tha se Peleshi ka eksperiencën e duhur për të drejtuar Kuvendin. Peleshi është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në 4 legjislatura, ndërsa zëvendëson në këtë detyrë Elisa Spiropalin.Duket se kjo ishte një lëvizje surprizë, pasi emri i Niko Peleshit nuk ka qarkulluar më parë për këtë pozicion.

"Besoj se pas  kaq vitesh eksperiencë dhe për profilin e respektuar gjerësisht, Niko Pelshi  është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë", tha Rama.

Ndërkohë nënkryetare e Kuvendit është propozuar deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

"Në krah të Nikos me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur", tha Rama.

Niko Peleshi ka mbajtur pozicionet ministrore në Qeveritë e mëparshme të Ramës, si ai i Mbrojtjes dhe Bujqësisë, ndërsa ka drejtuar edhe Grupin Parlamentar të PS-së.

Në fushatat e socialistëve, Peleshi ka qenë drejtues politik në Qarkun e Korçës, ndërsa mund të jetë një nga emrat e vetëm që nuk është qarkulluar në qarqe të tjera, nga Edi Rama. 

8 MUAJ ME PARE

Asambleja e PS, Rama njofton reformën e re territoriale: Mirëpresim edhe opozitën

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër ndarje territoriale. Rama, nga Asambleja Kombëtare e PS-së, tha se do të ngrihet në Kuvend një komision që do të hartojë reformën e re.

Kjo do të thotë se do të ketë një ndryshim të numrit të njësive vendore (Bashkive) nga 61 që janë sot, në më pak ose më shumë, varësisht nga propozimet.

Rama tha se në këtë komision janë të ftuar edhe forcat e tjera, por tha se nuk do të pritet pafund ardhja apo angazhimi i tyre.

“Janë të ftuar të vijnë, për të dhënë kontributet e tyre, por kjo nuk do të thotë se do të presim apo bllokojmë punën për këtë reformë dhe reforma të tjera, nëse palët e tjera nuk duan të vijnë”, tha Rama.

 

8 MUAJ ME PARE

Rama ironizon opozitën: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve të 11 majit

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS, kryeministri u shpreh se ‘PS ka më shumë deputetë të rinj sesa ka gjithë trupa e humbësve të 11 majit’.

Rama tha gjithashtu se të rinjtë e të rejat duhet të vazhdojnë të përgatiten me të njëjtin seriozisht gjatë akademisë politike, ndërsa PS do t’i ndihmojë të përshtaten.

“53 nga 83 anëtarët e grupit tonë futen për herë të parë në Kuvend. Ne kemi më shumë deputetë dhe deputete të reja që futen për herë të parë sa çka deputetë trupa madhështore e humbësve fitimtarë të 11 majit. Të rinjtë e të rejat duhet të vazhdojnë të përgatiten me të njëjtin seriozisht gjatë akademisë politike, ndërsa ne do t’i ndihmojmë të përshtaten”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101!

Kryeministri Edi Rama njoftoi reformim për disa institucione në Republikës së Shqipërisë, mes tyre edhe Kuvendit të Shqipërisë.Gjatë fjalës së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama njoftoi planin për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshimin e Kushtetutës dhe tha se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur nga 140 që janë aktuaisht.

"Na duhet një cikël i ri reformimi për disa institucione të rëndësishme, ndër të cilat edhe Kuvendi. Pas 10 legjislaturash dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë, e para gjë si rrallë gjë që bie dakord çdo shqiptar, është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv duhet të jetë objektiv i yni, përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë, edhe të atyre që e çuan votën në drejtime të tjera.", tha Rama.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, renditi ato që i quajti “tre majat” e mandatit të ardhshëm. Para deputetëve të zgjedhur socialistë, Rama tha se kanë për detyrë përfundimin e negociatave deri në fund të 2027-ës, ratifikimin në vendet anëtare të anëtarësimit dhe ngritja e flamurit shqiptar në oborrin e BE-së.

“Misioni ynë kombëtar i bashkimi me Europën nuk ka qenë më i qartë dhe kurrë më i pasqyruar në programin qeverisës sesa sot. Detyra jonë s’ka qenë kurrë me qe qartë dhe më konkrete sesa në këtë mandat të katër radhazi të PS për Shqipërinë 2030: Të mbyllim negociatat për anëtarësim në 27 muajt e ardhshëm, në fund 2027. Të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 vendeve anëtare për anëtarësimin në BE, të ngremë deri në fund flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së përbashkët europiane”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama shpalos programin për mandatin e ri: 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, renditi 3 objektivat për mandatin e ardhshëm.

Para deputetëve të zgjedhur socialistë, Rama tha se kanë për detyrë përfundimin e negociatave deri në fund të 2027-ës, ratifikimin në vendet anëtare të anëtarësimit dhe ngritja e flamurit shqiptar në oborrin e BE-së.

"Programi ri qeverisë nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret. Misioni i bashkimit më B nuk ka qenë kurrë më konkret dhe i pasqyruar në program se sot. Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të 4 të PS për Shqipërinë 2030. Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të ngremë deri në fund të dekadës flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel Këto nuk janë 3 stacione, por 3 majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e nisur kahhershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj. Kapja e tyre nuk është as e shkruan nga fati apo Zoti, ndodh nga puna durimi e vendosmëria i 400 e kusur njerëzve që janë sot në këtë sallë. Yjet e fatit janë rreshtuar si kurrë asnjëherë në favorin e Shqipërisë", u shpreh Rama.

 

8 MUAJ ME PARE

"E di që të ra si bombë, do jesh kandidate për Tiranën", Edi Rama shokon Ogerta Manastirliun

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Edi Rama kap në befasi Ogerta Manastirliun

Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.

Aktualisht Manastirliu mban detyrën e ministres së Arsimit, por ky vendim i Ramës duket se e kapi në befasi.

Lajmi për kandidimin që u njoftua në Asamblenë e PS, ishte i papritur për të gjithë. Këtë e tha edhe Rama, që e konsideroi “bombë të palajmëruar”.

Ndërkohë, kryeministri i shprehu mbështetjen Manastirliut dhe tha se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

“E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

 

8 MUAJ ME PARE

Rama porosi anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës: Shkarkoni Erion Veliajn

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë një porosi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, teksa iu thotë se ata duhet të mblidhen dhe të shkarkojnë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Rama tha se Veliajt i është mohuar e drejta e gjykimit në liri dhe se asnjë zevendësues nuk mund të ketë legjitimitetin që nëvojitet për ta udhëhequr.

"Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër.

Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë", tha Rama.

 

8 MUAJ ME PARE

Rama shkarkon Erion Veliajn, shpall Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Propozimi i hedhur nga Rama duket se ka kapur të papërgatitur ministren e Arsimit, ndërsa Kreu i PS-së tha “e di që nuk do të ma falësh këtë moment”...

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste njoftoi shkarkimin e Erion Veliaj si Kryebashkiak i Tiranës, ndërsa shpalli Ogerta Manastirliun si kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

“Sot duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kreytar të ri bashkie në Tiranë. Tirana s’mund të jetë më një trup pa kokë”, tha Rama.  

Rama vlerësoi Ogerta Manastirliun kandidaten e duhur që i duhet Tiranës, ndërsa theksoi se do të kërkohet mbështetja e qytetarëve të kryeqytetit për të mandatuar atë si kryebashkiake.

"Ogerta Manastirliu njeriu që i duhet sot Tiranës. Është forca e qetë e tironses dem baba dem", tha Kreu i PS.

Propozimi i hedhur nga Rama duket se ka kapur të papërgatitur ministren e Arsimit, ndërsa Kreu i PS-së tha “e di që nuk do të ma falësh këtë moment”.

"Partia Socialiste nuk ka më as si pret as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje. Duhet të më besosh ti dhe të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku dhe si e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më të madhe.

Kështu që është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien qetësinë që ta ka karakterizuar në të gjitha detyra sfiduese ku ke spikatur gjerë tani. Ndërsa detyra jonë është të mbështesim fillimisht duke u vënë në rresh pas teje për të marrë votëbesimin e mëritura nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS", tha Rama.

Urdhri për shkarkimin e Veliajt

Pak përpara se të shpallte kandidaturën e Manastirliut, Edi Rama udhëzoi anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që të shkarkonin Erion Veliajn si kryebashkiak.

“Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër.

Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë”, tha ai. 

8 MUAJ ME PARE

“Nuk bëhemi bunkeri i askujt”, Rama: Do të dëmtonim Shqipërinë e së ardhmes

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i PS ka prezantuar qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS nuk do t’i dalë në mbrojtje askujt që ka probleme me ligjin.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama tha se në këtë mënyrë, do të dëmtohet Shqipëria e së ardhmes.

“Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë, me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës, me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi ta kthejmë llogoren në rifuxhidhe të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK apo GJKKO. Përfshirë dhe në rastet, kur për dikë, po bëhet një padrejtësi. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia. Sado e padrejtë, absurde mund të duket kjo që thashë, do të ishte i pariparueshëm për më shumë se një dekadë, dëmi që artileria jonë do i bënte Shqipërisë të së nesërmes. Institucioneve të reja të drejtësisë, si garancia për një drejtësi të pavarur. Ky është durimi shtetbërës strategjik”, tha Rama.

 

8 MUAJ ME PARE

“Më kujtojnë hetuesit e Maks Velos”, Rama akuza SPAK e GJKKO: Pazare për fatin e personave nën hetim

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtësisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n.

Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

Kryeministri tha gjithashtu se intimidimet nga njerëzit e drejtësisë të njerëzve të lirë i kujtojnë hetuesit e Maks Velos.

“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar", tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Kabineti i ri, Rama kritika të forta për gjyqtarët: Kush flet për kapje dhe presione, s'di çfarë flet!

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në nisjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ka folur për Reformën në Drejtësi, duke theksuar se nuk ka "asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë".

"Në mandatin e ri do na duhet të adresojmë menjëherë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës. Dua të them sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi drejtësinë dhe raportin tonë me të. Ne si PS nuk kemi hyrë në asnjë rast në një çështje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk e kemi bërë avokatin për njerëzit tanë edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë për Reformën në Drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi apo shkarkimi prokurorësh apo gjykatësish. Ja kemi lënë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë punët e veta përmes organeve të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Prandaj, kush flet për kapje të drejtësisë nga ana jonë, ose nuk di çfarë flet ose nuk do që të pranojë të vërtetën shumë të madhe të një ndryshimi epokal për një vend ku kurrë nuk ka pasur pavarësi prokurorësh apo gjykatësish nga cilido pushtet politik", tha Rama.

Kryeministri Rama u ndal në çështjet e drejtësisë, duke folur me kritika ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij, “mbajnë në radhët e veta sy të ngushtë dhe mungesë integriteti”.

"Nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë avokatin e kujtdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia, qoftë kjo e drejtë apo jo. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me Reformën në Drejtësi dhe me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.”, tha Rama.

8 MUAJ ME PARE

Rama paralajmëron zgjedhje të parakohshme për Tiranën: Situata nuk mban më, nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,

Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku

Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, Edi Rama duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS-së tha se kjo parti nuk do të bëhet asnjëherë avokati i kujdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia.

Në këtë mënyrë duket se Rama ka dhënë një mesazh lidhur me fatin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dosja e të cilit ka kaluar për gjykim në GJKKO, ndërsa ai ndodhet prej 7 muajsh në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Rama paralajmëroi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si të paprecedentë situatën e krijuar në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kreu i PS-së tha se kjo çështje “nuk mban më” dhe duhet të marrë zgjidhje.

Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku”, tha Kryeministri Edi Rama.

Në vijim Rama tha se nuk do të bëjmë avokatin e kujdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia, edhe kur të mos na duket e drejtë.

Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën në drejtësi.

Përmes reformës i kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces që ka lidhje me promovimin apo shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kush flet për kapjen e drejtësisë nga ana jonë, ose nuk di çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe për një ndryshim epokal në historinë e këtij vendi”, tha Edi Rama.

Ai u shpreh se nuk jemi lëkundur dhe as do të lëkundemi në rrugën tonë, edhe pse pushteti i ri i drejtësisë hera herës shfaq shenjat e sëmundjes së sistemit të vjetër.

 

 

8 MUAJ ME PARE

Dha dorëheqjen nga Bashkia Vlorë, Ermal Dredha shkon në Asamblenë e PS

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Asambleja e PS

Një ditë pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha ka shkuar në Asamblenë Kombëtare të PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Ai u pyet nga gazetarët të cilët patën interesim të shtuar për arsyet e dorëheqjes së tij.

Dredha u shpreh se do të vazhdojë të jetë socialist.

“Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën”, tha Dredha.

Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook, i ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Vlorës dhe kryeministrit Edi Rama pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i qytetit.

"Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi mëi drejtë në këtë moment", tha Dredha në postimin e tij.

 

8 MUAJ ME PARE

Qeveria "Rama 4", anëtarët e PS fillojnë të mblidhen në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri Edi Rama do të shpallë ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste përbërjen e qeverisë së re, e cila do të drejtojë vendin gjatë mandatit të katërt të tij.

Qeveria re/ Rama prezanton kabinetin dhe kryetarin e ri të Kuvendit,
Anëtarët e PS fillojnë të mblidhen në Pallatin e Kongreseve

Delegatët e Partisë Socialiste kanë filluar të mblidhen në Pallatin e Kongreseve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku pritet që kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama të shpallë kabinetin e ri qeveritar.

Një ditë më pas, 140 deputetët do i drejtohen Kuvendit për tu betuar.


Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Fillimisht do të miratohet rendi i ditës, përpara se fjalën ta marrë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili do të prezantojë emrat e kabinetit të ri, si dhe do të listojë prioritetet kryesore të qeverisë së re për vitet në vijim.

Në një seancë tjetër, që parashikohet të jetë të hënën, kryeministri Edi Rama do t’i parashtrojë Kuvendit qeverinë e tij dhe programin qeverisës.

Vetëm pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë Rama 4, do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. 

 

rama 4 rama kabineti i ri asambleja e ps

Lini një Përgjigje