TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 18:00

11 vite pa Sokol Olldashin: misteri i aksidentit, heshtja e Saliut dhe gjendja ku është katandisur sot PD!

Shkruar nga Pamfleti

11 vite pa Sokol Olldashin: misteri i aksidentit, heshtja e Saliut dhe gjendja

Nëse Olldashi do të ishte gjallë, a do të kishim sot këtë situatë në PD?

Ishte thuajse një mot i ngjashëm me sot. Binte shi dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Sokol Olldashi po kthehej nga Elbasani, por në të hyrë të Tiranës makina e tij përfundoi jashtë rruge dhe ish-ministri, ish-deputeti dhe kandidati për kreun e PD u nda nga jeta.

Sot bëhen 11 vite pa politikanin, poetin dhe gazetarin Olldashi, i cili ka qenë frymëzim për shumë prej nesh gazetarëve dhe për brezin e ri të politikanëve. Ai u shua në një aksident tragjik, aksident që mbart shumë mistere dhe pikëpyetje brenda.

Ka zëra që thonë se e eliminuan, ka të tjerë se thonë se ishte thjesht një aksident. Vetë familjarët e kanë kujtuar gjithmonë me trishtim këtë datë dhe madje vetë ata janë të paqartë se pse vdiq Sokol Olldashi. Për këdo që e mban mend 20 nëntorin e vitit 2013, pati shumë kakofoni informacioni, të dhënat ndryshonin herë pas here. Edhe mbi autopsinë po ashtu pati shumë dyshime dhe dilema. 

11 vite pa Sokol Olldashin: misteri i aksidentit, heshtja e Saliut dhe gjendja

Vetë Sokol Olldashi nuk e kishte në atë kohë mbështetjen e Sali Berishës, i cili kishte dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së dhe emri që donte të vazhdonte drejtimin e partisë ishte Lulëzim Basha.

11 vite pa Sokol Olldashin: misteri i aksidentit, heshtja e Saliut dhe gjendja

Sot askush në radhët e PD nuk tha një gjysmë fjalë për vdekjen e tij, si Saliu, ashtu dhe Basha, apo dhe deputetët e PD. Të gjithë e kanë harruar. I vetmi që ka reaguar është ish-ministri Eduard Halimi. Që në mëngjes ai ka bërë një status të gjatë në nder të tij.

Sokoli kishte kurajën për të folur të vërtetën, edhe kur kjo ishte e vështirë dhe shpesh e pakëndshme. Dinte të ndërtonte ura bashkëpunimi aty ku kishte ndasi dhe përçarje. Dinte të ndërtonte ekip dhe vlerësonte bashkëpuntorët! Udhëhiqte me një vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur ndaj familjes politike dhe bashkëpunëtorëve të tij. Mbi të gjitha, kishte aftësinë të frymëzonte dhe të motivonte të tjerët, duke parë tek secili potencialin për të kontribuar dhe për të bërë një ndryshim.

Sokoli ishte ai burrë që nuk u largua kur humbi, që nuk shau me mllef kur brenda familjes pati debate, dhe që nuk krijoi një parti për t’i goditur tonën. Përkundrazi, ai dinte të qëndronte me dinjitet, duke ruajtur familjen e bashkuar, në kohë të mira dhe të vështira. Ai ndërtonte miqësi përtej politikës dhe vlerësonte mbi të gjitha njeriun – atë demokratin e përkushtuar që luftonte çdo ditë për idealet tona dhe për familjen tonë politike. Sokoli qëndroi gjithmonë me integritet, ndershmëri dhe besnikëri ndaj idealeve të tij, deri në ditën e fundit”, shkruan Halimi.

Por nëse Olldashi do të ishte gjallë, a do të kishim sot këtë situatë në PD? Partia më e madhe opozitare është katandisur mos më keq. Berisha rimori drejtimin dhe e ka kthyer selinë në një vegël për betejën e tij me drejtësinë. Lulzim Basha nuk dihet ku është, teksa shumë deputetë të tjerë kanë dalë më vete duke i kthyer shpinën PD-së.

Ata që e njohin nga afër, thonë se Olldashi ishte shumë vizionar dhe nëse do ishte ai kryer, PD sot mund të ishet në pushtet. Megjithatë këtë nuk e dimë, ëndrra e tij u pre në mes, nga një aksident tragjik (ndoshta dhe vrasje). /Pamfleti

Lini një Përgjigje