
Gjykata e Apelit vendosi sot që vula e Partisë Demokratike t’i kalojë Sali Berishës. Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin deputetët përfaqësues të tij. Pas përfundimit të seancës Flamur Noka bëri një deklaratë për mediat.
I pyetur nga gazetarët nëse do i bëjnë ftesë Lulzim Bashës për t’u bashkuar, Noka ironizoi duke thënë se u bën thirrje vetëm demokratëve e jo atyre që janë krah Ramës.
Më tej, i pyetur nesë mendon se çështja do të zvarritet nga Basha, Noka tha se ky është një vendim i formës së prerë
Noka: U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës e cila po zvarritej prej tre vitesh e vërteta se demokratët janë ata që vendosin për partinë. Demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Do të ketë një mision rrëzimin e këtij narko-regjimi. Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë të bashkuar ka sot.
Gazetarët: A do t’i bëni ftesë Lulzim Bashës?
Noka: Thirrja është për demokratë shtëpia juaj është partia demokratike. Kjo vlen për çdo demokrat, sigurisht jo për ata që e ndjejnë veten krah Ramës. Ata që e ndjejnë demokratë janë të mikpritur në shtëpinë e tij.
Gazetarët: Mendoni se kjo çështje do të zvarritet edhe më tepër?
Noka: Ky është një vendim i formës së prerë që vjen pas rekomandimit të gjykatës. Sot nuk është ditë për të festuar por është ditë për të vërtetët. Narko-regjimi duhet rrëzuar që Shqipëria të udhëtojë në BE. Ne na bie detyrë ti prijmë kësaj beteje.
Lini një Përgjigje