Barcelona ka siguruar një tjetër përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, pasi ka arritur marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi.
Klubi katalanas do të paguajë 22 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, ndërsa marrëveshja përfshin edhe deri në 7 milionë euro bonuse, të lidhura me paraqitjet e lojtarit dhe sukseset e skuadrës në fitimin e trofeve.
Adeyemi kishte shprehur prej kohësh dëshirën për t'iu bashkuar Barcelonës dhe tashmë transferimi i tij është drejt finalizimit. Sulmuesi pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin blaugrana, duke u kthyer në një nga afrimet më të rëndësishme të merkatos së verës.
Largimi i Adeyemit nga Borussia Dortmund mund të ketë ndikim edhe për futbollin shqiptar. Hapësira e krijuar në repartin sulmues të skuadrës gjermane rrit shanset që sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, të promovohet në ekipin e parë.
Asllani, i konsideruar si një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, shihet si një nga përfituesit potencialë të largimit të Adeyemit dhe mund të ketë më shumë mundësi për të fituar minuta me fanellën e Borussia Dortmundit gjatë sezonit të ri.
Lini një Përgjigje