TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2023, 11:37

Akuzat nga SPAK, Spartak Ngjela: Sali Berisha po bën një gabim të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat nga SPAK, Spartak Ngjela: Sali Berisha po bën një gabim të
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lëvizjet politike në PD dhe masat që janë marrë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Ai nënvizoi se e vetmja rrugë e PD-së është që të gjejë një kryetar partie të përbashkët dhe riformojnë partinë.

Më tej ai shtoi se nëse Berisha nuk paraqitet në Prokurori do të arrestohet duke shtuar se liderin demokrat nuk e mbron Kushtetuta.

“Ata kanë vetëm  një rrugë, të gjejnë një kryetar partie të përbashkët dhe të riformojnë PD. Me Saliun nuk vijmë më në pushtet sepse nuk a antiamerikanizëm në Shqipëri. Kohët e reja sollën ndryshim. Uashingtoni ndihmoi në mënyrë të fortë për pavarësinë e Kosovës dhe ata kanë frikë se ky proces shkojnë deri në nish. Nuk mund të ngrihet një hetim parlamentar për Saliun dhe për të tjerët sepse nuk e lë Kushtetuta. Hetimi parlamentar nuk del dot kundër Kushtetutës. Një vend demokratik me Kushtetutën tonë, fuqinë e ka Gjykata. Berisha po bën gabim të rëndë. Nëse  Berisha nuk shkon të paraqitet në prokurori do të arrestohet. Berisha është mirë të shkojë. Kushtetuta nuk e mbron Berishën”-tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u ankua të hënën në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ia caktoi atij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Më 22 tetor, SPAK-u i vendosi këto masa ndaj tij pas një hetimi nën dyshimet se Berisha ishte përfshirë në “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, e akuzoi të hënën SPAK-un se e ka shkelur ligjin me vendimin për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Berishës dhe duke mos e publikuar atë vendim.

Më 26 tetor, SPAK-u e urdhëroi ish-kryeministrin të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që Berisha “të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizim të gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”.

Berisha ka thënë se nuk do të paraqitet para SPAK-ut për t’u marrë në pyetje dhe se hetimi ndaj tij është “i pabazuar në prova” dhe i motivuar politikisht. Ai ka paralajmëruar aksion opozitar në Kuvend, si dhe protesta.

 

spartak ngjela spak sali berisha

Lini një Përgjigje